• |
ide | kryesore

Beckham tremb Juventus: “Dua të sjell yje si Ronaldo tek Inter”

-Instant, Sport



Juventus vazhdon kampionatin e tij me ulje dhe ngritje, me barazimin e së shtunës kundër Veronës që tani janë 10 pikë larg kryesuesve të Inter, me Milanin në vendin e dytë 6 pikë distncë e Atalantën që i arriti në vendin e tretë në renditje. Pas fitores kundër Crotones, që erdhi pas dy humbjeve kundër Napolit dhe Portos, bardhezinjtë dukej se kishin gjetur përsëri rrugën e tyre, por dëmtimet e shumta dhe mungesa e përqendrimit i kushtuan fitoren Ronaldos dhe të tjerëve që rrezikojnë ti thona lamtumirë titullit.

Një moment i vecantë për skuadrën e Andrea Pirlos: paraqitjet e luhatshme dhe mungesat e shumta po ndikojnë tek skuadra, që nuk është në gjendje të shprehet në të mirën dhe në maksimum duke pasur parasysh boshllëqet për shkak të dëmtimeve. Cristiano Ronaldo ka arritur në ndeshjen e tetë radhazi kundër Veronës, në një periudhë të vitit ku zakonisht ripërtërihet për finalen e sezonit, dhe gjithashtu nesër kundër Spezia do ta nisë nga fillimi, duke pasur parasysh emergjencën me të cilën po përballet ekipi i Pirlos. Portugezi po i udhëheq bardhezinjtë me zhurmë golash e përfaqësimeve super, një shenjë që për të mosha është një numër i thjeshtë.

Ndoshta pikërisht për këtë arsye, pronari dhe presidenti i Inter Miami David Beckham, ka një plan për portugezin, dhe në përgjithësi për yjet e mëdhenj të futbollit: pasi solli Higuain dhe Matuidi në MLS, ish-lojtari i Manchester United zbuloi për The Sun ëndërrën e tij: “Këtu në Miami do të dëshironim të kishim lojtarët më të mirë në botë. Tashmë në këtë sezon të parë kemi pasur Higuain dhe Matuidi, të cilët sjellin ‘glamour’, por ne duam yje të tjerë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. Kanë qenë më të mirët për 15 vjet dhe objektivi është t’i sjellim në MLS tek Inter Miami.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *