• |
ide | kryesore

Cila është arsyeja e vërtetë e divorcit të Kim dhe Kanye

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West po divorcohen pas 7 vitesh martesë. Vendimi tanimë është zyrtar. Kim paraqiti letrat e divorcit në një gjykatë të Los Angelesit dhe konfirmoi se po kërkon kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre – North, 7 vjeçe, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 1 vjeç. Janë përfolur shumë arsyet e divorcit, por vetëm dokumentet e paraqitura në gjykatë e kanë vërtetuar arsyen e vërtetë. Kim ka përmendur “ndryshime të papajtueshme” si arsye që ajo po divorcohet nga reperi Kanye West. Ata filluan të frekuentoheshin në vitin 2012 dhe u kurorëzuan në një ceremoni të madhe në Firence të Italisë, në maj të vitit 2014. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, North, në qershor të 2013-ës.

Spekulimet mbi divorcin filluan vitin e kaluar kur Kanye njoftoi se do të kandidonte për president, një vendim që solli shumë reagime në publik. Muajt e fundit ai ka jetuar në fermën e tij në Wyoming, ndërsa Kim ka qëndruar me fëmijët në Kaliforni.

Më shumë detaje rreth ndarjes pritet të zbulohen në serinë e ardhshme – dhe të fundit – të Keeping Up With The Kardashians.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *