• |
ide | kryesore

Çudi italiane në Shqipëri: jep dorëheqjen interisti e juventini i Dinamos

-Instant, Sport



Dinamo është në vendin e dytë, dy pikë larg kreut e me një ndeshje më pak, por megjithatë ka mbetur pa trajner. Të ardhur në krye të bluve me shumë zhurmë, për të zëvendësuar Fabrizio Camarata, që zgjodhi të drejtojë Apoloninë, Francesco Moriero e Fabrizio Miccoli janë larguar papritur nga klubi, duke dhënë pa shpjegim dorëheqjen.
Ka qenë vetë trajneri italian, ish-mesfushori i Inter, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij, ka komunikuar largimin nga drejtimi i skuadrës kryeqytetase.

Moriero bëhet kështu trajneri i dytë që largohet këtë sezon nga blutë, ndërsa bashkë me të janë larguar edhe ish-sulmuesi i Juventus Miccoli e Christian Parabita.

POSTIMI
Mister Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita, në ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendës trajnerit dhe përgatitësit atletik. Misteri dhe gjithë stafi teknik falenderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguaj në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në livelin futbollistik dhe njërëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *