• |
ide | kryesore

Fitoi ndeshjen, humbi tre më të mirët: Milan në ankth për Ibrahimovic, Calhanoglu e Rebic

-Instant, Sport



Milani u kthye nga transferta në Olimpico në shtëpinë e Romës me tre pikë, por edhe me po aq dëmtime. Me një raund mesjave në ardhje, Pioli rrezikon ti duhet të bëjë pa tre lojtarë sulmues, të gjithë dolën para kohe nga sfida. Ibra, i cili do të shkojë në Sanremo, ka ndjerë lodhje në aduktorin e majtë. Problem me fleksorin për Calhanoglu, ndërsa fituesi i ndeshjes Rebic vuan një problem në ijë.

Për ndeshjen kundër Udineses, por edhe për ndeshjen jashtë në Verona dhe atë të Ligës së Evropës kundër Manchester United, Stefano Pioli duhet të bëjë llogaritë me problemet e grupit të tij në një moment sforcimi sezonal. Gjendja e Ibrahimovic, Calhanoglu dhe Rebic do të vlerësohen në orët e ardhshme me shpresën e trajnerit kuqezi, të shprehur pas ndeshjen në Olimpico, se bëhet fjalë më shumë për lodhje sesa probleme serioze.

Për sfidën me Udinesen, në këtë moment, në repartin e avancuar janë në dispozicion ata lojtarë që mundën të përfundonin ndeshjen me Romën, ose më saktë Leao, Brahim Diaz, Saelemaekers dhe Krunic me Castillejo dhe Hauge, ky i fundit që ka dalë disi nga rotacionet në 2021, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. Gjithnjë në pritje për të mësuar më shumë mbi kondicionin e Mandzukic, të dëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *