• |
ide | kryesore

Gabimi i pabesueshëm i Manchester United: anglezët humbën Haaland…për fajin e orës

-Instant, Sport



Bëhen gabime në merkato dhe kjo dihet. Blerje të gabuara, por edhe lojtarët që i lëshojnë nga duart kur mund t’i çojnë në shtëpi. Nuk ka asnjë klub në botë që në historinë e tij të mos ketë një pishman të madh, një transferim që nëse do të kishte qenë i suksesshëm do të kishte ndryshuar fatin e një sezoni ose do të ndihmonte për të hapur një cikël. Edhe Manchester United sigurisht që nuk bën përjashtim, pavarësisht se është një nga klubet më të suksesshme në botë. Ferguson u përpoq për vite me radhë të merrte në Old Trafford Mattheë Le Tissier, por në fund Djajtë e Kuq sidoqotë fituan shumë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për ata të Solskjaer, të cilëve ndoshta do të kishte bërë punë… Haaland.

Trajneri norvegjez dhe qendërsulmuesi i Borussia Dortmund e njohin mirë njëri-tjetrin, që tek Molde. Prandaj ishte logjike që United të interesohej për djaloshin fantastik që kur e bleu Salzburg. Por sipas asaj që thotë Mirror, një ndihmë të mirë austriakëve ia dha vetë klubi anglez, duke gabuar orën e takimit telefonik për ta blerë atë… për shkak të ndryshimit të orës. Flitet për verën 2018, kur Josè Mourinho ishte ende në pankinë në Old Trafford. Sidoqoftë, Ole ishte një mik dhe pasi ai sapo ka përfunduar i dyti në kampionat falë golave të Haaland, ia rekomandoi ish-ekipit të tij (dhe i ardhshëm). Dhe çmimi do të ishte i favorshëm, sepse qendërsulmuesi kushtonte në atë kohë vetëm tre milion euro.

United e pëlqen shumë djaloshin dhe për këtë arsye kërkon ta mbyllë me shpejtësi. Takimi telefonik është në nëntë të mëngjesit, por problemi është se United vendosin të telefonojnë në orën nëntë … të Greenëich, që për norvegjezët është dhjetë. Një vonesë fatale, sepse sapo mungoi telefonata nga britanikët, Molde bën një marrëveshje me austriakët, shumë fitimprurëse, duke marrë parasysh që Salzburg pagoi tetë milionë për Haaland. E kur, një orë më vonë, nga Manchester mbërrin thirrja telefonike, nuk kishte më asgjë për të bërë. Një gabim i pabesueshëm, i cili tani rrezikon t’i kushtojë United njëqind milionë. Kjo në fakt është shuma që duhet paguar për të marrë norvegjezin në shtëpi. Dhe të mendosh se mjaftonte të llogarisje më mirë orën …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *