• |
ide | kryesore

Komisioneri për Zgjerimin: Konferenca e Parë Ndërqeveritare varet nga vendet anëtare të BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Europian edhe njëherë tjetër i dha Shqipërisë vlerësim pozitiv kësaj here nga mbledhja e 11-të e Këshillit të Stabilizim Asoocimit BE-Shqipëri. Komisioneri europian për zgjerimin Olivér VÁRHELYI e la topin në fushën e vendeve anëtare, për të vendosur , se kur vendi ynë duhet të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare me BE: Shqipëria po i mban premtimet dhe përmbush kriteret për konferencën e parë ndërqeveritare me BE. Kjo është me rendësi dhe tek të gjithë duhet të përçojë mesazhin se Shqipëria këtë nuk po e bën me fjalë por po e realizon në terren siç është reforma në drejtësi apo edhe në aspekte te tjera. Dua të përsëris edhe atë që është thënë në këtë vlerësim të përbashkët që në procesin e vettingut, meqenëse ai po ecën fuqishëm, me Gjykatën Kushtetuese, me Gjykatën e Lartë, po ashtu tashmë kemi arritur pra aty ku duhet. Kështu që nga ana jonë vlerësimi që ne po u japim shteteve anëtare të BE-së është që gjithçka është përmbushur tashmë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, pra të gjitha kriteret.

Pakënaqësitë ndaj BE-s të artikuluara në Tiranë, për braktisjen e Ballkanit në marrjen e vaksinës, kryeministri ia tha në sy zyrtarëve të latë të Brukselit.

Rama-: Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisioneri për të qenë në anën tonë, në këtë moment delikat kur ne si Shqipëri dhe vendet e tjera në rajon, u anashkaluan në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment shokues për njerëzit tanë pasi ne nuk jetojmë në kufinjtë e BE por brenda trupit të unionit europian. Lajm i mirë është se Covaks ka nisur të funksionojë por ne jemi duke parë, përtej burimeve të deritanishme të dëshiruara për vaksinën.

Komisioneri europian për zgjerimin po për këtë çështje si një përgjigje për Edi Ramën tha: Siç edhe e keni parë edhe vendet anëtare të BE kanë probleme në marrjen e sasive të mjaftueshme të vaksinës. Ne nuk jemi duke e harruar Ballkanin Perëndimor dhe vendet fqinje.
Ne po punojnë ditë e natë që vaksina të mbërri në këto vende. Për ne është prioritet. Krahas Covanx ne si komision po punojnë të japim një zgjidhje përmes iniciativës tonë për ndihmuar njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur sepse ne kujdesemi.

Josep BORRELL zëvendës president i Komisionit Europian e vuri theksin tek zgjedhjet e 25 Prillit duke kërkuar që në lista të vendosen njerëz me integritet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *