• |
ide | kryesore

Koncesioni 100 mln euro i hidrokarbureve, PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike denoncon aktin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për zgjedhjet. Për këtë arsye, PD i kërkon KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur, sipas saj nga qeveria.  “4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”. Procedurat e koncesionit që sipas PD-së do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.



1 Comment

  1. Leket te dhuruara oligarkeve..Qoka te Rames me para e qytetareve..Rama qe “lyp” per qytetaret shqipetare, ne e vertete vjedh haptazi me arrogance, parate e njerezve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu