• |
ide | kryesore

Kurti flet pas takimit me Lajçak: Dialogun me Serbinë nuk e kam as prioritet te parë e as të dytë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak duke u shprehur se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë apo i dytë i qeverisë së tij. Kurti tha se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. Lideri i LVV tha se Lajçak e ka informuar me procesin e dialogut në përgjithësi.

“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19 dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, – ka thënë Kurti.

Kurti është pyetur nëse dialogu me Serbinë do të jetë prioritet i tij i parë, kur ai të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, – tha Kurti.

Ai ka mohuar të ketë diskutuar për çështjen e hartës së BE-së, e cila e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë Të martën në mëngjes Mirosllav Lajçak do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *