• |
ide | kryesore

Manastirliu flet për planin e vaksinimit në vazhdim: Sot mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfizer

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfizer, duke vijiar intensifikimin e procesit të vaksinimit në vend.
Gjatë interepelancës së thirrur në Parlament, Ministrja Manastirliu ka bërë një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vend.

“Kemi një incidencë dy javore 495 raste për 100 mijë banorë. Shihet dhe vlerësohet një ulje e lehtë krahasur me dy javë më parë, ku kishim një incidencë prej 525 raste për 100 mijë banorë. Komiteti Teknik i Ekspertëve po analizon në dinamikë situatën epidemiologjike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi i vaksinimit po vijon sipas planit, ndërkohë që bëri me dije dhe kohën e mbërritjes së vaksinave.

“Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Mbi 13 mijë janë vaksinimet e kryera përgjatë kësaj periudhe. Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës së kontratës së Pfizerit, 15,210 doza vaksine do të vijnë në vend. Dhe ne do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit, duke përmbyllur stafet tona mjekësore dhe duke vijuar me vaksinimin e grupmoshës +80. Gjithashtu presim nga instrumenti i Covax-it të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit dhe 14,400 vaksina të Astra Zeneca, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke e kombinuar dhe duke pasur prioritet edhe mësuesit, në mënyrë që të vijojmë të kemi një ecuri të mirë në funksion të edukimit të fëmijëve dhe të mbrojtes së mësuesve”, tha Manastirliu.

 

 

Ministrja bëri me dije se po përgatiten dhe ekipe të tjera vaksinatorësh, për t’u shpërndarë në gjithë territorin.

“Po përgatitemi që veç pikave të vaksinimit nëpër qytete që tashmë janë të hapura, si në Shkodër, Vlorë, Korçë, Tiranë edhe Berat, të vijojmë të kemi një prezencë kapilare dhe të infermierëve të rinj, që do të shërbejnë si vaksinatorë në komunitet së bashku me infermierët të forcave të armatosura. Këto skuadra vaksinatorësh në komunitet së bashku me vaksinatorët tanë në të gjithë qendrat shëndetësore do të mundësojnë një ecuri të vaksinimit në popullatë, në momentin që do të vijojmë të kemi furnizime në vazhdim të vaksinave”, tha Manatirliu.

Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë ka apeluar sërish qytetarët për bashkëpunim për të kufizuar përhapjen e epidemisë në vend.



6 Comments

  1. E BETE TERKUZE , ME KAQ VAKSINIME SA PROPAGANDONI JU NA DUKET VETJA SIKUR JEMI NE IZRAEL .
    ULENI PAK RITMIN E GENJESHTRES SE LAT NAM O RIPJELLSA .

  2. Por ky nuk është rasti i vetëm kur Lulzim Basha ndërron mendje për kullat dhe ndërpret sulmet ndaj atyre që ndërtojnë. E tillë ishte dhe protesta tek zona e Astirit ku fillimisht Basha nisi një sulm të ashpër ndaj një prej firmave, por që u la në mes sapo mori një automjet dhe më pas edhe një vilë në një nga resortet më luksoze në periferi të Tiranës, “Long Hill”. Një rast i ngjashëm është dhe protesta e Rrugës së Kombit e cila pësoi të njëjtin fat, “tradhtinë” e Bashës sapo familjarë të tij morën zyrat tek Sheratoni.O byrektoristi I pd se elona meco shifrat i ke te deklaruara mos u merzit o ti byrektores se shpejt do ti vi edhe ty rradha bashke me salihun dhe Qimin

  3. Qiveri mo e degjenerume , deshtume dhe e falimentume ska per te pa mo syni shqipetarit ! PS: kujdes kur te japesh llogari per tenderat e ndraghetes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *