• |
ide | kryesore

Meta: Mbështes thirrjen e kreut të KQZ-së për dorëzimin e listave të kandidatëve brenda afateve

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shkruar në rrjete sociale se mbështet thirrjen e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi për partitë që të dorëzojnë brenda 8 marsit listat e kandidatëve dhe dokumentacionin e kërkuar.

Ai shton se sa më shumë parti, zgjedhje të ndryshme për qytetarët e kandidatë me integritet të lartë moral, aq më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike do të ketë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.
Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë. ??”, shkruan Meta.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *