• |
ide | kryesore

Modeles turke i vjedhin telefonin dhe i publikojnë fotot nudo

Paparazzi, Slider



Ish-modelja bukuroshe, Kardelen Ergin dhe biznesmeni turk Erdal Acar u martuan në korrik të vitit 2016. Në dhjetor të vitit 2017 ka ardhur në jetë fëmija i tyre i parë, Derin.

Së fundmi për ish-modelen ka ndodhur e papritura pasi në llogarinë e saj në Instagram është publikuar një foto ku ajo shihet ‘topless’ dhe të gjithë ndjekësit e Kardelen kanë mbetur të habitur duke nisur menjëherë reagimet negative ndaj saj. Edhe më përpara ajo është kritikuar për jetën tejet luksoze që bën dhe që nuk ngurron ta shfaqë në rrjetet sociale. Mesa duket, bukuroshja ka qenë viktimë e hakerave, të cilët i kanë publikuar pa dijeninë e saj ato foto.

Nga ana tjetër, nuk ka zgjatur shumë kohë dhe ka ardhur reagimi i Ergin. Ajo rrëfeu publikisht se telefoni i saj është hakuar nga një person tjetër dhe ka paralajmëruar se nuk do ta lërë me kaq. Ajo ka shtuar se fatmirësisht ka rikuperuar çdo gjë nga adresa e saj personale.
“Telefoni im është hakuar 6 orë më parë. Kam rikuperuar gjithçka nga adresa ime. Po nuk do ta lë me kaq’”, është shprehur ajo.
Sipas mediave turke, Kardelen Ergin do të ngrejë një proces gjyqësor ku do të kërkojë dëmmaterial dhe moral ndaj atyre që i kanë hakuar telefonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *