• |
ide | kryesore

PD ankohet në KQZ: Qeveria shkeli hapur ligjin me koncesionin 100-milionësh 2 muaj para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike byri një ankesë zyrtare në KQZ për vendimin e qeverisë që vendosi të japë një koncesion në fushën e hidrokarbureve me vlerë 100 milionë euro vetëm 2 muaj nga zgjedhjet kur ligji ia ndalon një gjë të tillë. Sipas ankesës së bërë në KQZ thuhet se qeveria e ka të ndaluar të japë koncesione 4 muaj përpara zgjedhjeve.

“Në kundërshtim me Vendimin Nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet VKM nr. 1185, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e metodologjisë dhe të procedurave të monitorimit të qarkullimit në fushën e hidrokarbureve”, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 27, datë 19.02.2021, qeveria jep me koncesion shërbimin e monitorimit dhe qarkullimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve. Ky koncesion ka një vlerë prej 100 milionë euro dhe kohëzgjatje 10 vjeçare” – thuhet në padinë e PD-së.

“Vendimi nr 9, datë 24.12.2020, në nenin 3, pika 4, të Komisionit Rregullator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, parashikon se: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, ndalohet dhënia e kontratave publike të koncensionit/partneritet publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncensionare të identifikuar dhe nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor” – thuhet në padinë e PD-së që i kërkon KQZ-së të reagojë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *