• |
ide | kryesore

Policia arreston 7 persona në Tiranë, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia pasi ditën e djeshme janë përfshirë në sherr me pasojë plagosje, në dy ngjarje të veçuara me njëra-tjetrën.

Policia po punon për kapjen e shtetasve R. H., 20 vjeç dhe R. L., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë goditur me sende të forta shtetasin A. Zh., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë.

Po ashtu gjatë të dielës, shtetasi I. A., 25 vjeç, në rrugën “Irfan Tomini”, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), shtetasin M. M., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Edhe ai është shpallur në kërkim.

Ndërsa në pranga ra edhe Dh. Zh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 19 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. A., 26 vjeç dhe A. Rr., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. I., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *