• |
ide | kryesore

Propaganda me vaksinat/ Të moshuarit edhe mbi 80 vjeç refuzohen nga mjekët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej disa ditësh ishte njoftuar që këtë të hënë do të vinin mbi 15 mijë doza vaksinash të Pfizer, por në momentin e fundit Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se furnizimi mbërrin të martën. Njoftimi për shtyrjen u dha në orët e pasdites, ndërkohë që gjatë paradites Manastirliu e përsëriti në parlament se vaksinat do të vinin pikërisht këtë të hënë. “Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës së kontratës së Pfizerit, 15,210 doza vaksine do të vijnë në vend” ishte deklarata e saj nga foltorja e kuvendit.

Në të njëjtën kohë që Manastirliu njoftoi se ceremonia e pritjes së vaksinave në Rinas do të shtyhet, kryeministri Rama publikoi një foto në instagram duke folur në telefon nga Brukseli shoqëruar me mesazhin: Alo! Ca ka noi gjo anej?


Mund të jetë e gjitha një koinçidencë, por mungesa e Ramës do ta zhbënte edhe shprehjen e tij lapidare në lidhje me procesin e vaksinimit, sipas të cilës “një ndër arsyet (që kemi vaksina) është se kemi Edi Ramën kryeministër”.

Rama ka qenë prezent në dy ceremonitë e tjera të pritjes së vaksinave në Rinas dhe duket se nuk do të mungojë as tek e treta. Ceremonia e pritjes së tyre do të jetë e mundur ditën e martë, kur kreu i qeverisë të jetë kthyer nga Brukseli.

Spektakli me vaksinat është shndërruar në kryefjalë të propagandës qeveritare, për fushatën e 25 Prillit. Rama ka udhëtuar në qytetet kryesore ku ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha dhe i të moshuarve, si në Shkodër, në Fier, në Korçë dhe në Vlorë, duke folur për përpjekjet që po bën personalisht për vaksinimin e popullsisë.

Por të moshuarit në Vlorë dhe në Shkodër këtë të hënë u përballën me realitetin përtej propagandës në televizor, kur u thirrën në qendrat e vaksinimit dhe më pas u larguan pa e marrë vaksinën. Pas rekomandimit të marrë nga mjeku i familjes, të moshuarit u vunë në radhë njëri pas tjetrit për të pritur trajtimin. Por mjekët dhe infermierët që do t’i prisnin në qendra u thanë se mosha minimale për të marrë vaksinën ishte mbi 90 vjeç dhe jo mbi 80 vjeç siç është thënë vazhdimisht nga autoritetet.

“Na thane për moshën mbi 90 vjeç. Unë jam 83 vjeç…” është shprehur një prej të moshuarve në Shkodër për mediat. “Është e treta here sot që kam ardhur dhe nuk japin asnjë përgjigje. As kur do të vijmë, asgjë”

Njësoj edhe në Vlorë, ku njoftimi i parë ka qenë për të moshuarit mbi 80 vjeç, por duke qenë se dozat e vaksinave janë të pakta, janë vaksinuar vetëm ata mbi 90 vjeç. “Ata thanë mbi 80 vjeç. Unë jam 82. Pse të mos e bëj?” është ankuar një tjetër, që priste para qendrave të vaksinimit. Vetë Manastirliu në parlament, po sot, përsëriste se pas mjekëve e kishin radhën moshat mbi 80 vjeç.
Dhe ne do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit, duke përmbyllur stafet tona mjekësore dhe duke vijuar me vaksinimin e grupmoshës +80” ishte deklarata e saj në kuvend, me të cilën mbajti gjallë shpresën e mijëra të moshuarve, që presin radhën për të marrë një dozë kundër covid./Lapsi.al



11 Comments

  1. Po ka radhe o lapsi, te paret qe e marrin nder ato qe jane mbi 80 vjec jane ato mbi 90 vjec. Nuk jam lexues i rregullt por kam vene re qe gazetaret tuaj shpesh thone 5 pa e ditur ose pa e kuptuar qe po mbledhin 2+2. Edhe nje here, ato qe jane mbi 90 vjec jane mbi 80 vjec.

    1. Ket po thot dhe lapsi, jane aq pak vaksina dhe po vaksinojne ato mbi 90 vjec, kur qeveria pat deklaruar qe do fillojne te gjithe mbi 80 vjec.
      Rradha nuk eshte justifikim nese jane vaksinat prezente.

  2. Prisni o veqo dhe pak akoma sa te shkoni ne esfel ,pastaj do tja u bej vaksinen i vaksinuari nga trute.Kush te mbetet gjalle deri ne 25 prill mos harroni ti jepni voten gaxhorrit ore.

  3. Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve: “Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’. Nje corbe alla salih e gatuar ne byrektoren e pd ku shefja elona meco ja u dergon shpellkareve per ta shperndare ne port halet e salihut ilirit dhe Qimit

  4. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha,stalin mut të vaksinuar han ti dhe byrektoristet e byrektores se pd ne katin e dyte o shpellkari stalin

  5. Sali Berisha foli hapur, duke dalë kundër Grida Dumës të cilës mesa duket akoma nuk ia ka falur humbjen turpëruese në Durrës. Duke i rënë në kokë Dumës, Berisha në fakt po i bie të gjithë skemës së Bashës, i cili ka katapultuar njerëz pa marrë më parë OK nga lideri historik. Në gjithë këtë histori, janë dy gjëra shumë te thjeshta që Berisha i tregon hapur. Së pari që zonja Duma si humbëse e provuar nuk mund të jetë në zonën e tij elektorale dhe së dyti, që PD është në një kaos ku askush nuk e di ku do jetë në listë pasi Basha ka kthyer çdo formulë përzgjedhjeje përmbys.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *