• |
ide | kryesore

Qeveria tjetër koncesion 2 muaj para zgjedhjeve, do kushtojë 100 mln € për 10 vjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
opozita



Dy muaj përpara zgjedhjeve, qeveria nuk ndalet në dhënien e koncesioneve, këtë herë në sektorin e hidrokarbureve. Për hir të procesit të fiskalizimit qeveria ka prodhuar një koncesion për karburantet. Vendim është marrë në 24 dhjetor por është publikuar dy muaj më pas në fletoren zyrtare dhe përcakton kriteret dhe kushtet e këtij koncesioni.

Sipas vendimit, tri kompani që do të përzgjidhen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të ofrojnë shërbimin e monitorimit dhe qarkullimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve.

Thënë ndryshe kompanitë e hidrokarbureve do të blejnë një sistem të ri monitorimi dhe me anë të tij do të gjurmohet sasia e karburantit nga depo deri tek konsumatori. Kjo bën që tarifa që do të paguhet për koncesionin të reflektohet në çmimin final të karburantit që shitet për qytetarët. Koncesioni ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite.

Dyshohet se kompanitë që do të fitojnë këtë koncesion mund të jenë gjetur më parë pasi në pikën 17 të këtij vendimi thuhet se shoqëria nuk duhet të jetë e çertifikuar ,e autorizuar, e liçencuar ose e kontraktuar nga administrata shtetërore për një hallkë tjëtër të procesit të kontrollit të hidrokarbureve, duke përjashtuar nga gara në këtë mënyrë të gjithë kompanitë që kanë pasur kontrata më parë dhe që infrastrukturën e kanë pasur gati dhe në këtë mënyrë mund të ofronin edhe një çmim më të ulët që nuk do të rëndonte xhepat e qytetarëve.



6 Comments

  1. Jane ne ikje dhe po bejne namin plehrat,me taksat e shqiptareve!
    Keto qenije te peshtira e dine me siguri se jane te ikur dhe po vjedhin e po vjedhin pafund !
    Kujdes monstra,letrat ngelin aty,nuk do kete rilindas mbi toke qe t’ju shpetoje neser !
    Edvin rama je turpi i turpeve mbi toke !
    Vjedh te tall,e pastaj te kerkon dhe voten !
    Ti qofsh monster,do marresh mozllukun !

  2. A mund te jepen koncesione me pak se dy muaj para zgjedhjeve? A eshte e ligjshme me nje fjale se keshtu keta te japin gjithe Shqiperine dhe marrin renten per 10 vjet.

  3. Shih kur te dali Kastrati prape, ketyre u ka ikur truri, duan ti lene nje fature se me te larte qeveris se re.

  4. Grabit , vidh , perfito sa me shume, degjeneroje kete milet dhe ik pa u lagur . Ky eshte motivi i politikes shqiptare ketu e 30 vjet . Sepse kerkush nuk eshte denuar dhe kerkush nuk kerkon ti denoj . Politikanet vetem perfitojne pa i hyre gjemb ne kembe , te vetmit qe humbasin jane Shqiptaret .

  5. Basha dhe Kryemadhi shoqëroheshin nga ata që pritet të jenë ministrat e Qeverisë së PD-LSI, nëse vijnë në pushtet.

    Gazmend Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Erisa Xhixho, Luan Rama, Petrit Vasili pritet të jenë ministrat e Qeverisë PD-LSI.

    Kuptohet, nuk kanë qenë të gjithë, pasi pjesë e Qeverisë ka deklaruar se do të jetë edhe Edi Paloka, por një post e synojnë edhe Flamur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Salianji, Endri Brahmillari, Agron, Duka, Fatmir Mediu etj.
    Vazhdoni hani byrek te byrektorja e pd aty ku gatuhet corba me mut te vaksinuar te salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *