• |
ide | kryesore

Rama shkon me kritika në Bruksel: Shqipëria u la pa vaksina, ne nuk jetojmë në kufi me BE-në, jemi brenda saj

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga Brukseli u shpreh se Shqipëria u la mënjanë në shpërndarjen e vaksinave dhe se ky ishte një fakt tronditës për qytetarët shqiptarë.

Kjo sepse Shqipëria nuk është në kufi me Europën, por brenda saj.

 “Faleminderit shumë zoti Borrell. Të gjithëve ju këtu që na ofruar një mirëpritje në një kohë kaq të çuditshme. Më lejoni që së pari t’ju them se ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga komisioneri, për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lanë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte moment tronditës për njerëzit tanë, pasi siç e dinë të gjithë, ne nuk jetojmë në kufi me BE por brenda tij. E duke pasur dhe ne të moshuarit, të sëmurët tanë, njerëzit tanë, të cilët e ndjenë se vaksinat nuk ishin diçka që meritonin të kishin si të tjerët, ishte gjë e keqe. Të gjithë e dinë se si shkoi kjo gjë. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. COVAX po nis më në fund t’u japë vendeve dozat e para. Do të jemi shumë të lumtur që të marrim dërgesën e parë të AstraZenca, ndërkohë që po punojmë për të rritur kapacitetet. Po shohim përtej burimeve të dëshirueshme të vaksinave. Jam i lumtur që të dëgjoj drejtpërdrejtë nga ju këtu atë që kemi dëgjuar nga ju, ndërsa theksohet nga ju, se Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për çeljen e konferencën. Ne e kemi bërë punën tonë. Ne jemi përherë shumë të vëmendshëm që të dëgjojmë komisionin, pasi ai është mekanizmi më i lartë vlerësues mbi bazat faktike të progresit të një vendi. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, shpresoj shumë fortë që plani për investimin në Ballkan, i prezantuar nga Varhely, është një instrument i dobishëm për të forcuar bashkëpunimin tonë, për të bërë të ardhmen tonë më të mirë. E përsëris, ne nuk i bejmë këto reforma se na i kërkoni ju që t’i bëjmë. Por këto reforma janë ato çka iu detyrohemi fëmijëve tanë, ndaj BE është një bekim për një fëmijët tanë. Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me të ardhmen e fëmijëve tanë.”, tha Rama.



4 Comments

  1. Shoku Enver dhe Partija VETEM kete opsion kane – TE DENOJNE ME FORCE REVIZIONIZMIN RUS NE KONGRESINNE PARTIVE KOMUNISTE!

  2. Po te mos u jepje parate PPP sot do te kishe blere vaksina e dhe per vellezrit kosovare o hajdut.

  3. Tani ndiej peshtiresi eshe kur flet ky demagog rrumpalle.. Eshte tamam simboli i injoranteve gjitholloge te bllokut ne vitet ’80..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *