• |
ide | kryesore

Sherr mes të rinjve në Tiranë, goditën 21-vjeçarin, në kërkim dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet. Sipas të dhënave zyrtare, janë shpallur në kërkim dy të rinj, pasi kanë goditur me sende të forta një 21-vjeçar.

“Më datë 28.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasve R. H., 20 vjeç dhe R. L., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. Zh., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë”, njofton policia.

Materialet për këtë çështje iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *