• |
ide | kryesore

Shfuqizohet fletëarresti për Rodoiçic, LVV reagon ashpër: Keni liruar një person që sfidon sovranitetin e Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas raportimit të mediave se Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të shfuqizuar fletëarrestin për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Rodoiçic ka ardhur reagimi i ashpër i Lëvizjes Vetëvendosje. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Lëvizja VV përmend faktin që Radoiçic është një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic. Ivanovic u qëllua për vdekje me 6 plumba pas shpine 16 janarin e vitit 2018, përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Milan Radoiçic ka qenë në arrati dhe autoritetet e Kosovës deri më tani ishin në kërkim të tij.

“Kujtojmë se Milan Radoiçici, të cilit gjykata ia hoqi fletarrestin, për shume vite ka sfiduar ligjin, por edhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës. Me veprimtarinë e tij kriminale, sidomos në veri të vendit, ai ka qenë gjithnjë pengesë e jetës normale duke terrorizuar të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve pa dallim”, shkruhet në reagimin e LVV-së.

Vetëvendosje tha se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore duhet t’ia sqarojnë publikut të Kosovës vendimin e marrë. Partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, është zotuar edhe një herë që kur të marrë pushtetin të nisë procesin e vettingut në gjyqësi dhe prokurori, duke konsideruar se shtetit i duhen profesionistë dhe patriorë dhe jo “burokratë në shërbim të krimit”.



3 Comments

  1. Kush e ka humbur sovranitetin qe e keni gjetur ju mor amani.O delironi o jeni zhyt ne hipokrizi. E dyta eshte me e sigurt. Po gjithsesi do e shtyni nja 30 vjet me brockulla.

    1. Ti i paemer,i pa prind-bastardh, i paidentitet i ores 14:31,cfare je’!?
      Flitke shqip or shkerdhate,por shqiptar nuk je’!Je cope muti i Edvin Shkerdhrames!
      Ne se din me lexu’ shqip, hape librin e historise!Soji jot,bolesheviko -komunist , nuk e ka dashte asnjihere Kosoven.
      Enver Hoxha-Edvin Shkerdhrama i njejte!

  2. Me duket se LVV e dashuron opoziten dhe meqe erdhi ne pushtet ne legjislativ dhe ekzekutiv, ka vendos te rri ne opozite me gjyqesorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *