• |
ide | kryesore

SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, të akuzuar për tenderin e ushqimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, pas denoncimit të Partisë Demokratike për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë.

News 24 zbuloi emrat e të pandehurve. Ata janë zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Bëhet fjalë për tenderin për ushqime për familjet në nevojë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, ku ky dikaster drejtohej nga Olta Xhaçka. Gjatë hetimeve, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) mori në pyetje edhe ministren Xhaçka, por nuk gjeti asnjë fakt që ajo të ishte e implikuar.



2 Comments

  1. Këto të shkretët janë thjesht viktima….
    Aty gjithçka e ka vendosur ish shefja e kabinetit të MM, Belioza dhe ai Gomari/Kali i cili fatkeqësisht është akoma në MM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *