• |
ide | kryesore

Studimi italian: Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë te njerëzit mbipeshë

-Instant, Lajme, Të fundit



Vaksina e kompanisë Pfizer kundër koronavirusit mund të jetë më pak efektive te njerëzit obezë. Një studim italian tregoi se shumë punonjës të shëndetit të cilët morën vaksinën për tu mbrojtur nga Covid-19 dhe që ishin mbipeshë prodhonin afërsisht gjysmën e antibiotikëve krahasuar me njerëz me peshë normale. Për këte arsye, studiuesit italianë po shqyrtojnë mundësinë që personat obezë të marrin një dozë tjetër vaksine ose të injektohen me doza më të forta. Ky studim është i pari që vërteton një lidhje mes peshës së një individi dhe aftësisë së tij për të tejkaluar SarsCov2.

248 persona që u injektuan me vaksinën kundër Covid-19 morën pjesë në këtë studim. Shkencëtarët matën sasinë e antibiotikëve të krijuar tek personat e vaksinuar pas një jave dhe vunë re se te njerëzit e shëndetshëm përqëndrimi i antibiotikëve ishte afro 325.8 ndërsa te ata obezë gati gjysma e këtij rezultati (167.1). Megjithatë këto teste nuk janë përfundimtare dhe është e nevojshme të kryhen edhe analiza të tjera për të parë një korrelacion të saktë dhe një lidhje të pamohueshme mes peshës dhe sjelljes ndaj virusit.

Njerëzit me peshë shumë më të lartë se normalja parashikohet ta kalojnë virusin me simptoma më të rënduara nëse preken nga ai. E tërë kjo situatë vjen si pasojë e faktit se këta persona mund të kenë sëmundje të tjera shoqëruese si diabeti ose tensioni i lartë i gjakut, që përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Burimi: Daily Mail



3 Comments

  1. Behet fjale per Antitrupat ose shqip kundertrupat dhe jo antibiotiket.
    Ju lutem angazhoni persona me pak injorante ne perkthim, sepse ne vend te informoni, po shkaktoni konfuzion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *