• |
ide | kryesore

Video/ Everton në ndjekje të vendit të katërt: Richarlison hedh në ‘tapet’ Southampton

-Instant, Sport, Video



Everton mposht Southampton 1-0 në ndeshjen e javës së 27-të të Premier League dhe vazhdon vrapimin drejt zonës Champions. Skuadra e Carlo Ancelotti, e freskët nga suksesi i tyre në derbin me Liverpool, fitoi falë një goli të Richarlison në minutën e 9-të të pjesës së parë, që rezultoi mjaftueshëm edhe falë pritjeve të Pickford në fund.

Skuadra e Ancelotti mund të mbyllte llogarinë në minutën e 26, por goli i shënuar me kokë nga Michael Keane është anulluar për pozicion jashtë lojë, pasi arbitri u konsultua edhe me VAR. Everton ngjitet kështu në vendin e shtatë në kuotën e 43 pikëve, bashkë me Liverpool, por vetëm dy pikë larg West Ham në të katërtin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *