• |
ide | kryesore

Video/ Real bllokohet në shtëpi, dështon të kalojë Barcelonën: Atletico arratiset +5

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen e prapambetur të javës së 25 të La Liga, Real Madrid barazon 1-1 në shtëpi me Real Sociedad e ngjitet në 53 pikë, duke zbritur ndërkohë -5 nga vendi i parë i Atleticos një javë nga derbi. Formacioni i Alguacil kaloi në avantazh në të 55’ me një goditje me kokë të Portu, por në të 89’ Vinicius Junior rivendosi ekuilibrat me një të djathtë të saktë në zonë. Me këtë barazim, Zidane barazon Barcelonën në vendin e dytë.

Në pjesën e parë ishte një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat. Në fakt, Blancos, por edhe baskët kishin rastet e tyre për të shënuar, por nuk arritën të bënin diferencën. Atë që nuk e bënë dot në 45 minutat e para, Sociedadi e bëri 10 minuta pas rifillimit kur Portu kaloi në avantazh të tijtë në minutën e 55’, pas një aksioni brilant. Pikërisht, atëherë kur Zidane nuk po shpresonte më, Vinisius Junior barazoi rezultatin një minutë nga fundi, me merengues që nuk arritën dot të shënonin edhe golin e përmbysjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *