• |
ide | kryesore

Pa i thënë askujt, Donald dhe Melanie Trump janë vaksinuar në mënyrë të fshehtë

-Instant, Lajme, Planet
Donald Trump



Ish-presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump janë vaksinuar kundër koronavirusit në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi u zbulua nga korrespondentja e New York Times, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin Pulitzer për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.

Zbulimi i Haberman mund të krijojë polemika të reja rreth ish-çiftit presidencial, për zgjedhjen e tyre për të mbajtur lajmin e fshehtë dhe jo për t’u vaksinuar publikisht, siç bëhet nga shumë politikanë të tjerë. Lajmi erdhi një ditë pasi Trump u paraqit në konferencën politike CPAC në Orlando, ku për herë të parë ai inkurajoi njerëzit të vaksinoheshin.

“Të gjithë duhet të shkojnë të vaksinohen”,tha  Trump gjatë fjalës. Kur The Times pyeti një këshilltar të ish-presidentit nëse e kishte marrë atë, përgjigjja ishte që ai e kishte, privatisht, një muaj më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *