• |
ide | kryesore

Albin Kurti dhe politikanë të tjerë shqiptarë nga vendet fqinje përkujtojnë 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe politikanë të tjerë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës përkujtuan 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Ata marshuan në bulevardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhjes, ndërsa vizituan dhe vendvarrimin e Skënderbeut.

“Duhet të ndjekim pishtarin e mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar të faktorizohet, të zgjedhë  përfaqësuesit më të mirë dhe më të devotshëm që krizën që ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim dhe përparim. Sot këtu të flamuri kombëtar shqiptar I përulemi me nderim të përjetshëm dhe angazhohemi para heroit tonë kombëtarë Skënderbeut dhe të gjithë heronjve të gjitha epokave.

Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët shqiptarë morën pjesë në një kuvend të përbashkët. Lezha ishte në një pozicion të favorshëm gjeografik. Kuvendi u mbajt në katedralen. Skënderbeu shtroi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi I institucionalizua si forumi më i lartë i vendimmarrësve., Bashkimi u bë përmes një besëlidhje politike dhe u quajt besëlidhja shqiptare e Lezhës. Kryetari ishte Skënderbeu. U vendos krijimi i një ushtrie të përbashkët dhe komandant ishte Skënderbeu. Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët.

 Sot më 2 Mars teksa shënojmë përvjetorin e besëlidhjes së Lezhës që është akt politik I lidhjes së dëshirës së përbashkët, duhet të mendojmë të veprojmë duke menduar si do vepronin nga Skënderbeu deri te rilindasit tanë”, tha Albin Kurti



2 Comments

  1. Shume keq keta qe shkojne te perkujtojne Beselidhjen e Lezhes,
    pa prezencen e Timonierit te Madh, Skenderbeut tim.

  2. Sali Berisha ka vendosur që të kandidojë vetë në Tiranë, pikërisht në qarkun kryesor të vendit ku vetë Lulzim Basha ka menduar të jetë në krye të listës.

    Por duke qënë se listat janë të hapura, askush nuk mund të mendojë se një demokrat i thekur i Kavajës, Kamzës e Bathores, Vorës apo dhe në Tiranë mund të dyzohet për të zgjedhur mes emrit tëe Bashës që është i pari në listë dhe Berishës që mund të jetë dhe i pesti, që të votojë për kreun e PD.

    Parë në këtë këndvështrim, Sali Berisha mund të “thithë” shumicën e votave të këtij qarku duke e zhvendosur Lulzim Bashën në vendin e dytë apo akoma më poshtë në renditjen përfundimtare të 36 kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës.

    Dhe ky është një “demonstrim force” i Sali Berishës për të treguar se vijon të mbetet drejtuesi real i PD, me mbështetjen më të madhe në radhët e demokratëve e mbështetësve të kësaj partie.Albini si iliri mbreme ne tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *