• |
ide | kryesore

Bartomeu në liri me kusht: “Ushtroi të drejtën për të mos folur”

-Instant, Sport



Ish-presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe ish-këshilltari i tij Jaume Masferrer, të arrestuar dje në metropolin katalanas si pjesë e hetimit “Barcagate”, u lanë të lirë pasi u paraqitën para gjykatësit që zhvillonte hetimin.

Të dy personat, tha gjykata, “kanë ushtruar të drejtën e tyre për të mos folur” dhe gjykatësi i ka vendosur në liri me kusht, ndërsa hetimi vazhdon. Dy drejtues të tjerë të klubit të cilët u arrestuan dje si pjesë e operacionit që çoi gjithashtu në një kontroll policor në selinë e Barcelonës – CEO i tanishëm i klubit, Oscar Grau dhe shefi i shërbimeve ligjore, Roma Gomez Ponti – u liruan mbrëmë .

Skandali ‘Barcagate’ zbuloi se klubi blaugrana mbulonte pagesat e bëra për një kompani të quajtur I3 Ventures, të punësuar për të forcuar imazhin e klubit në mediat sociale. Një pjesë e fushatës së mediave sociale përfshinte kritikat ndaj lojtarëve, përfshirë Leo Messi dhe Xavi Hernandez, por edhe të trajnerit Pep Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *