• |
ide | kryesore

Çiljeta Xhilaga rrëfehet si rrallë herë për mardhënien me Alban Hoxhën

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një intervistë për “Jashtë loje”, këngëtarja Ciljeta Xhilaga ka folur shumë për jetën e saj personale.
Ajo preku humbjen e të atit, i cili i ka lënë një boshllëk të madh dhe një dhimbje të thellë, si dhe tregoi ku është momentalisht në jetën e saj.

Cilejta tregoi se vazhdon të shijojë e qetë dashurinë me portierin Alban Hoxha dhe ka kuptuar prej kohësh se ata janë bërë për njëri-tjetrin.
Ajo foli edhe për marrëdhënien që ka Fernando me Albanin, duke qenë se portieri është bërë pjesë e familjes së tyre kur i vogli ishte vetëm 3 vjeç.
“Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë tek muzika. Djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.
Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte tek karriget dhe ja bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky o ma?’ më thoshte mua.

Ata janë si shokë bashkë. Albani e merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje.
Por Fernando si mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”.
Ajo u rrëfye si rrallëherë edhe për partnerin e saj, Albanin:
“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha.
Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj.
Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”,- u shpreh këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *