• |
ide | kryesore

Do të shfaqet në ekrane në minutën e 13: Serie A kujton Astorin tre vjet nga ndarja nga jeta

-Instant, Sport



Seria A kujton Davide Astorin. Lega, me rastin e tre vjetorit të vdekjes së tij, do të kujtojë ish-kapitenin e Fiorentinës në të gjitha ndeshjet e javës së 25-të duke projektuar në minutën e 13 të takimeve për 13 sekonda një foto të Davides, i cili 4 mars 2018 u nda nga jeta në dhomën e tij të hotelit në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër Udineses.

“Davide është gjithmonë në mendimet e të gjithë ne”, janë fjalët e presidentit të Lega Serie A, Paolo Dal Pino. “Një kapiten i shkëlqyer që është dalluar për korrektësi dhe ndershmëri e që e kujtojmë si shembull për brezat e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *