• |
ide | kryesore

Drogë e mashtrim, policia arreston dy persona në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit arrestoi dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, pas hekurave ra shtetasi me inicialet L. U., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, në pranga ra dhe shtetasi me inicialet B. H., 36 vjeç, banues në Shijak të Durrësit, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit L. U., dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *