• |
ide | kryesore

Gazetarja e pyet për “Dosjen 184″/ Rama e intimidon duke i përmendur pronarin e televizionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur gazetarja Rovena Cerga e Faxnews e pyeti kryeministrin Rama në lidhje me dosjen 184, që hetoi shitblerjen e votave në zgjedhjet e Dibrës, kryeministri iu kthye duke i kujtuar pronarin e televizionit. Gazetarja i kujtoi kreut të qeverisë se ndryshe nga sa thotë ai, ministrat dhe deputetët nuk u hetuan nga prokuroria, ndërsa vetë Rama e tërhoqi padinë për shpifje ndaj gazetarit të Bild. Në përgjigjen e tij, Rama tha se një pyetje si kjo ishte e porositur nga pronari i televizionit.

“Gjithmonë kam qenë kurioz, nëse këto pyetje i mendoni vërtet apo i recitoni se jua thonë pronarët, por është e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem. Ku keni emra? Dhe keni pretendimin se nuk janë hetuar. Ku e dini ju se nuk janë hetuar? Nga e dini ju se nuk janë hetuar? Ku e dini ju se emrat që ju përmendni janë të përfshirë në dicka që është kriminale? Nga e dini? Si e dini? Nga muhabetet e telefonave? Si mund të bëhet kjo lloj prokurorie dhe gjykate nga media me kufie në vesh? është habi e madhe. Ndërkohë që është prorkurori që bën hetim dhe vendos për kë ngre akuzë dhe për kë nuk ngre akuzë. Nuk jeni ju. Ju kam thënë një gjë. Bëni sondazhe. Tuajat. Shikoni sondazhet se nuk ka shans të përmbyset rezultati i një procesi elektoral duke blerë. Nuk ka shans. As fabrika e parave të LSI-së nuk arrin ta përmbysi rezultatin kombëtar. Që është një fabrikë që ka punuar në eficensë të plotë në rang kombëtar. Për sa i përket besueshmërisë time, nuk mund të jem i besueshëm unë për burime të infektuara informimi dhe populli shqiptar në datën 25 do të na japë testin e besueshmërisë të gjithëve. Nuk pres të bëhem i besueshëm për pronarët e disave prej jush. Se po të bëhem i besueshëm për ta, nuk do jem i besueshëm për shumicën e shqiptarëve” u shpreh Rama, që vetë është një nga personat që del në dosjen 184 duke biseduar me një nga drejtuesit e fushatës së PS-së në Dibër që blinte vota.



6 Comments

  1. Jepni te plote pyetjen e gazetares qe me pas te gjykojme pergjigjen e k/ministrit.
    E them kete qe pergjithesisht gazetaret e shqperise jane cupulina qe fluturojne me presh ne pyth. dhe i bejne pyetjet sikur ato jane hetusia dhe personi qe pyetet eshte krimineli.

  2. O i paemer i ores 13 e 50 je bythe lepiresi i Rames , shiko mundohu te besh vaksinen se Rama do bleje votat me vaksinen e nuk do ngelet gje per ty sepse ai tentoje te mari vota nga votusit opozitare e ti do ngelesh pa te sepse ty te ka ne curò.

  3. Sali Berisha ka vendosur që të kandidojë vetë në Tiranë, pikërisht në qarkun kryesor të vendit ku vetë Lulzim Basha ka menduar të jetë në krye të listës.

    Por duke qënë se listat janë të hapura, askush nuk mund të mendojë se një demokrat i thekur i Kavajës, Kamzës e Bathores, Vorës apo dhe në Tiranë mund të dyzohet për të zgjedhur mes emrit tëe Bashës që është i pari në listë dhe Berishës që mund të jetë dhe i pesti, që të votojë për kreun e PD.

    Parë në këtë këndvështrim, Sali Berisha mund të “thithë” shumicën e votave të këtij qarku duke e zhvendosur Lulzim Bashën në vendin e dytë apo akoma më poshtë në renditjen përfundimtare të 36 kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës.

    Dhe ky është një “demonstrim force” i Sali Berishës për të treguar se vijon të mbetet drejtuesi real i PD, me mbështetjen më të madhe në radhët e demokratëve e mbështetësve të kësaj partie.Ti i Byrektores se pd ne katin e dyte pyet elonen dhe erionin dhe do kuptosh shume nga ajo qe do te thote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *