• |
ide | kryesore

Grenellit nuk i del inati me Kurtin: Majtist, anti-amerikan që duhet ndalur

-Instant, Arkiva



Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në Twitter, Grenell e quan fituesin e zgjedhjeve në Kosovë një anti-amerikan të vendosur për të cilin administrata e re e Joe Biden duhet të ketë kujdes.

“Lideri i ri i Kosovës, majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-ve të sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan. Skuadra e Biden duhet ta ndalë atë…”, – ka shkruar Grenell duke bërë “tag” edhe Jake Sullivan, Këshilltarin e Biden për Sigurinë Kombëtare.

Grenell ka kujtuar më pas edhe kohën kur Kurti hidhte gaz lotsjellës brenda parlamentit.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë që Kurti që ta përkrahte Demarkacionin, por ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, shkroi Richard Grenell.

Vlen të kujtohet se gjatë kohës kur Kurti drejtoi për herë të parë qeverinë pati përplasje të forta me Grenell për një marrëveshje të mundshme me Serbinë duke hedhur poshtë planet për ndryshim të kufijve. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po ty o andi pse te ha kaq shume malli per albin kurtin? Shihni ore problemet e ketij vendi se problemet e kosovareve i zgjidhin vete ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *