• |
ide | kryesore

I shpëtoi humbjes në tavolin, tani De Laurentiis nuk do të luajë në 17 mars Juve-Napoli

-Instant, Sport



Juventus-Napoli, sfidë e vlefshme për javën e tretë të fazës së parë të Serie A dhe ende e pa luajtur, nuk gjen zgjidhje. Pas betejës me ankimimet e fituara nga shoqëria napoletane për të luajtur ndeshjen, në vend që të merrte 0-3 në tavolinë, problemi kryesor mbetet data e rikuperimit. Me eliminimin e Napolit nga Europa League, data e parë në dispozicion për ndeshjen – dhe deri më tani e vetme – është 17 marsi, por De Laurentiis ka kërkuar të vlerësohet një datë tjetër duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur.

Një kërkesë që i hedh piper sfidës dhe marrëdhënieve midis dy klubeve, por që rrezikon të mbetet pa vëmendje për një arsye të thjeshtë: për sa kohë që Juventus është i përkushtuar në Europë, ajo e 17 marsit është potencialisht e vetmja datë në dispozicion për tu rikuperuar ndeshjen para fundit të sezonit.

Napoli – siç raportohet nga Il Mattino – ka kërkuar zyrtarisht një shtyrje të re të rikuperimit, ende të pa fiksuar zyrtarisht, por e vetmja mundësi është një dalje e shpejtë e bardhezinjve nga Champions League, të impenjuar në 9 mars në kthimin e 1/8 kundër Portos, pas humbjes 1-2 të ndeshjes së parë në Portugali.

Klubi i kaltër dëshiron një datë tjetër sepse – nëse do të luhej në 17 mars – ndeshja në shtëpinë e bardhezinjve do të binte midis ndeshjeve me Milan dhe Romën, të dyja jashtë, duke e bërë kalendarin mjaft të komplikuar me tre ndeshje radhazi me vështirësi të mëdha në transfertë. Nëse kërkesa nuk pranohet, ndeshja do të zhvillohet në orën 6.45 pasdite si Torino-Sassuolo, për të cilën tashmë është dhënë zyrtarizimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *