• |
ide | kryesore

Kreu i OBSH-së i zhgënjyer për rritjen e infektimeve, thirrje të gjitha shteteve: Mos i lehtësoni masat

-Instant, Lajme, Planet



Tedros Adhanom Ghebreyesus,drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka deklaruar se numri i rasteve të reja me COVID-19 në botë është në rritje. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kjo ka ndodhur pas shtatë javësh ku rastet ishin në rënie. Tedros e quajti rritjen e infektimeve si zhgënjyese, por jo befasuese referuar situatës në të cilën ndodhet bota sot.

Më tej ai i bëri thirrje vendeve që të mos i lehtësojnë masat dhe të luftojnë deri në fund shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.

Ndërsa drejtuesja teknike e OBSH për COVID-19, Maria Van Kerkhove u shpreh se: Ne duhet të bëjmë një paralajmërim të ashpër për të gjithë: ‘Ky virus do të rikthehet nëse e lejojmë, por ne nuk mund ta lejojmë atë’.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *