• |
ide | kryesore

Manastirliu: Pavarësisht vaksinimit të bluzave të bardha, nuk duhet ulur vigjilenca për zbatimin e masave të thjeshta

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Sukth- Katund i Ri, e rehabilituar në kuadër të Programit të 300 Qendrave Shëndetësore, e cila i shërben 4 mijë banorëve të kësaj zone.

“Tashmë me përmirësimin e infrastrukturës së 300 qendrave shëndetësore, ne do të vijojmë me kujdesin dhe mbështetjen për grupet në nevojë, duke i kthyer qendrat shëndetësore në qendra që ofrojnë shërbim dhe kujdes socio-shëndetësor”, nënvizoi Ministrja.

Duke e konsideruar moment delikat të pandemisë, Manastirliu ka kërkuar gatishmëri të shtuar nga ana e stafeve mjekësore, ndërsa tha se pavarësisht se vaksinimi po intesifikohet, nuk duhet ulur vigjilenca për zbatimin e masave të thjeshta.

“Është një moment delikat, është një moment që kërkon shumë angazhim. Dhe kërkon që gatishmëria të jetë e shtuar, pasi, pavarësisht faktit që ne kemi filluar vaksinimin dhe tashmë përfundojmë stafet mjekësore dhe gjithashtu jemi shtrirë në grupmoshat +80 vjeç, patjetër që duhet të vijojë kujdesi i shtuar për zbatimin e masave të thjeshta”, tha Manastirliu.

 



3 Comments

  1. Aman, pse vetem nje foto, na nxirrni dhe video duke ecur e duke dhene direktiva nga kjo me master te kopjuar ne Afrike:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *