• |
ide | kryesore

OBSH: Koronavirusi nuk ka gjasa të përfundojë deri në fund të vitit

-Instant, Lajme, Planet



Pavarësisht përhapjes së Covid-19 që ngadalësohet në disa vende për shkak të bllokimeve dhe programeve të vaksinimit, është akoma herë për të menduar se pandemia do të përfundojë në fund të këtij viti. Ka qenë kjo deklarata e drejtorit ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.  Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Dr Michael Ryan tha se vaksinimi i njerëzve më të prekshëm, përfshirë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, do të ndihmonte në heqjen e frikës dhe do të lehtësonte presionin në spitale, duke e mbajtur virusin në kontroll.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *