• |
ide | kryesore

Rama keqardhje për paktin PD-LSI: Lulin e lidhën me zinxhirë, ai nuk është lider!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri ka komentuar me tone keqardhjeje marrëveshjen e firmosur mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Rama tha se në asnjë vend të botës nuk ka një marrëveshje paraelektorale mes dy partive që dalin veç në zgjedhje dhe sipas tij pakti ka një shpjegim tjetër.

Sipas kreut te Partisë Socialiste, që hyn i vetëm në zgjedhje, me marrëveshjen e 1 marsit, Lulzim Basha tashmë është “i lidhur me zinxhirë” nga Berisha dhe Meta.

“Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjaftojnë të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin. Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç?! E keni parë në ndonjë vend të botës?!

Shumë e thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq. Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë “unë amerikanët i kap për veshësh”.

Por nuk mund t’ia kërkojmë sepse nuk është lideri, është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, me një noterë dhe përmbaruese, Monikën”, tha Rama.

Rama komentoi edhe deklaratën e bërë nga presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se do të jepte dorëheqjen nëse Edi Rama merr në zgjedhjet e 25 prill 71 mandate pa prekur votën e popullit.

“Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falënderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, që ishte i paplotë me vetëm njërën anë, që më 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë Reformën në Drejtësi. Tani ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin, Me drejtësinë, apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë, dhe për këtë duhet ta falenderoj” tha Rama.

 

Deklarata e Ilir Metës

Gjatë intervistës në emisionin “Frontline”, kreu i shtetit u shpreh: “Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit unë në 26 prill jap dorëheqjen nga posti i Presidentit. Do kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”.

Pyetjes, nëse do ti zërë vendin Lulzim Bashës, presidenti Meta iu përgjigj: “Unë do të bëhem udhëheqësi i opozitës. Nuk më intereson se kush do të jetë dhe kush është. Unë besoj të demokracia”.



20 Comments

  1. Po pse mo ti me nje liste te pebashket me LSI dole ne 2013? A nuk firmoset ju me tam tame nje marreveshje koalicioni para-zgjedhor ne 1 prill qe njejte si kjo nuk perfshinte nje liste te perbashket? Koalicion nuk do te thote shkrirje o bole

    1. Po ne ket e dime me koh qe Lulzim Basha nuk eshte Lider…. Une besoje se keta gje nuk e diskutone njeri me dy pale mende ne koke. Por Qfare me habite me shume eshte poshtrim puplikisht qe i Ben Sali Berisha dhe ilir Meta dhe ky nuk as nje ragime Qofte edhe per sy e faqe ilir Meta i thote puplikisht se pase 25 prillit do i marre partine dhe postin Sali Berisha i thote puplikisht se une kandidone Ku te dua une dhe nuk te pyse fare i thote se do jet deputet i Pd edhe sikur 2 te ngelin para krytari dhe Saliu tani krytare do behet ilir dhe zevens krytare Berisha ha?? une per vetit nuk arrije ta kuptoje Lulzim Bashen si pranone gjith keto poshtrime puplike???

      1. Dane o loqja we rrin varur poshte k.. te ramuthit shko ha shufllaqen te shkerdhefsha femrat e fisit qelbesire

    2. O Ner, LSI ka qene PS. Programi, elektorati, kuadrot…. te gjitha te njeta. Bile persa i perket luftes, LSI e tanishme eshte me majtas edhe se PS.

      PDja eshte krejt ndryshe. Jane ish te persekutuar, ish pronare, njerez qe nuk i shofin dot socialistat, eshte partija qe premtoi te luftoje komunizmin.

  2. eshte mese e vertet fatkeqsisht. nuk mund te jesh kaq i dobet mes berishes dhe metes. nje moment duhet te ndalesh dhe te pyesesh veten: cfare kosto ka kjo valle qe kam marr.

  3. Luli siç e quan ti o edvin, pranoi te “lidhet me zinxhire” , qe ti te perfundoj ne Reç brenda 6 muajsh. Per popullin futja ne burg perjete dhe sekuestrimi deri te brekte I sektit te piranjave staliniste lesheliste siçiliste per kete popull eshte jetsore

  4. Synimi jot ishte ti fusje ne nje liste . Nuk te eci loja dhe tani te vjen “keq” per kundershtarin dhe po i qan hallin ? Po e ben si puna e dhelpres me rrushin o i gjati ine. kur i pelqente ishte i pjekur dhe kur nuk e arriti dot nuk bente . A e kupton se po behsh qesharak ne syte e Shqiptareve çdo dite e me shume o i gjati ine ? Po kerkon pushtet me çdo kusht se do te mbrosh menderen tende nga megavjedhjet qe ke bere por burgu eshte destinacioni yt .

  5. Lidër dhe diktator janë dy nocione të kundërta. Ti o Edvin je thjesht diktator. Lider nuk bëhesh kurrë, nuk ke stof, nuk ke sistem nervor, nuk ke vizion, nuk ke ndjenja njerëzore, nuk ke aftësi ta rrethosh veten me njerëz të aftë e me integritet që të çojnë përpara vendin dhe popullin. Ti ke rrotull vetëm servilë bastardë, hajdutë ordinerë, kriminelë e trafikantë të çdo lloji, të zgjedhur enkas prej teje për ti përdorur si vegla qorre për egoizmin tënd të sëmurë pa kufij njerëzorë, që sëmur dhe nxjerr nga hatllat e truve këdo që të rri afër, babë e mëmë, grua e fëmijë, pa llogaritur tufën e çakejve hijena që ke rrethuar vehten. Prandaj mos u merakos shumë për të tjerët që nuk janë liderra si puna jote

  6. Atyre jua ka friken…. tek pakti i padeklaruar Berisha Meta, sepse vetem ata i trgojne vendin! Ben sikur i vjen keq per Llullin, qe ti prishe mendjen ketij te fundit sepse kujton kellira qe mund te rreje akoma e te ngule thika pas shpine! ( O doç;- te njohin te gjithe shqiptaret qe je nje e keqe kombetare, nuk ke shpetim)! Ne fakt ka te drejte sepse lulilin i duket sikur e mposht, kurse keta te dy e mposhtin! Do te donte plehra qe te kish te bente me llullin sepse i duket i dobet, kurese nga te dy te tjeret e çojne per skarp, a per burg, atje ku e ka vendin me gjithe vathen e tije, te qeneve hajdute e tradhetare!

  7. Sali Berisha ka vendosur që të kandidojë vetë në Tiranë, pikërisht në qarkun kryesor të vendit ku vetë Lulzim Basha ka menduar të jetë në krye të listës.

    Por duke qënë se listat janë të hapura, askush nuk mund të mendojë se një demokrat i thekur i Kavajës, Kamzës e Bathores, Vorës apo dhe në Tiranë mund të dyzohet për të zgjedhur mes emrit tëe Bashës që është i pari në listë dhe Berishës që mund të jetë dhe i pesti, që të votojë për kreun e PD.

    Parë në këtë këndvështrim, Sali Berisha mund të “thithë” shumicën e votave të këtij qarku duke e zhvendosur Lulzim Bashën në vendin e dytë apo akoma më poshtë në renditjen përfundimtare të 36 kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës.

    Dhe ky është një “demonstrim force” i Sali Berishës për të treguar se vijon të mbetet drejtuesi real i PD, me mbështetjen më të madhe në radhët e demokratëve e mbështetësve të kësaj partie.O neri ne 2013 ishte tjeter ligj,tani ka ndryshuar kuptoje dhe ti o neri i salihut

  8. Mos e merrni seriozisht sepse atij i shkon pershtat kjo lloj formule e opozites. Jam akoma i mendimit qe Luli eshte kali Trojes per opoziten, qofsha i gabuar

  9. Si mund te perputhet programi i Republikaneve me ato te Legalitetit?
    Si mund te perputhet programi i Comve me ate te Dule Grekut?
    Pa fol per shushunjat tip Duka, Noka, Shehi qe skane program fare dhe si voto as gruja vet.

    Dhe ne fund si mund te perputhet programi i ketij konglomerati “te djathte” me programin e LSI qe eshte akoma dhe me majtas se PS?

    Cfaredo te premtoj Luli, ai nuk e arrin dot me Monen zevendese dhe Ilirin president dhe me ministri e drejtori qe duhet tia japi Mediut, Idrizit, Mones etj.
    Kto palaco duan me e bo te zezen, te bardhe dhe jane aty vetem me kap nonji llokme. Te qifsha mu ne ndryshim dhe normalitet.

    1. Keta te perputhen apo te perthithen, mjaftojne qe bashkohen per ta SHKERDHYER diktatorin Ramazon. Si tha Mustaf Nano: Qelbesira te te gjitha partive bashkohuni te shporrin kete regjim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *