• |
ide | kryesore

Rebusi i Kukësit: golashënuesit më të mirë të Superiores, por jashtë Europës

-Instant, Sport



29 gola të shënuar në 21 javë, ofensiva e dytë më e mirë e kampionatit e dy sulmuesit e saj që kryesojnë listën e golashënuesve. Duken shifrat e një skuadre kryesuese, e mund të ishte ekzaktësisht kështu nëse sdo ishte e dhëna tjetër kompromentuese, ajo e 26 golave të pësuar, që legjitimon vendin e 5 që momentalisht e sheh Kukësin jashtë zonës europiane.

Në fakt, lehtësia më të cilën pëson gol skuadra veri lindore është një problem i shfaqur që në javën e parë me Gegën, u trashëgua në skuadrën e Hallacit e nuk po zgjidhet dot as nga Josa. Goli i dytë, në dopietën e Bregut, vetëm dy minuta pasi Eze barazoi rezultatin tregon shumë për brishtësinë e prapavijës kuksiane. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmin ku Eze e Ibraimi janë efikasë dhe e kanë treguar duke zënë dy vendet e para të listës së shënuesve. Shqiptaro-maqedonasi ka shënuar 10 herë, edhe pse ka numrin më të madh të realizimeve nga pika e bardhë me 5 të tilla, ndërsa nigeriani ka shënuar një gol më pak me vetëm dy penallti. E po ti shtosh këtij potenciali edhe Vesel Limaj me 6 gola atëherë reparti ofensiv i Kukësit ka shënuar 25 gola, duke lënë vetëm 4 realizime për të tjerët.

Detyrë e kryer, por jo efikase sepse tashmë renditja nuk është ajo që mendohej dhe nëse Josa e ka të zgjidhur cështjen e sulmit, duhet të fillojë të ndryshojë gjithë mekanizmin difensiv, duke filluar nga përplasja me Lacin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *