• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Pakti PD-LSI dhe diversioni i Ramës për marrëdhënien speciale me Bashën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Marrëveshjen mes PD dhe LSI, Edi Rama e përcolli me keqardhje në konferencën për mediat. Por ndërsa ngriti pyetjen se “Si mund të shpjegohet që dy parti që garojnë veç e veç të firmosin një marrëveshje paraelektorale?”, ai bëri një ndarje mes opozitarëve.


Në njërën anë pozicionoi Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të cilët i konsideroi autorë të një plani për prishjen e reformës në drejtësi. Në anën tjetër veçoi Lulzim Bashën, të cilin e përshkroi si të detyruar ta nënshkruante marrëveshjen, duke e quajtur “të lidhur me zinxhirë” dhe që “nuk ka këllqe” të kundërshtojë.


“Pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Salit dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht, ose për të marrë pushtetin dhe për shpërbërjen e Reformës në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. A ka më thjesht se kaq? Është e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë “unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk mund t’ia kërkojmë sepse nuk është lideri, por është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, me një noterë dhe përmbaruese, Monikën”, u shpreh Rama, që në aleancë me veten në këtë sipërmarrje, rreshtoi edhe amerikanët.

Përshkrimi që bëri Rama, evokon edhe një herë atmosferën e paktit të majit të 2017, kur ai dhe Basha gjetën gjuhën e përbashkët në një marrëveshje parazgjedhore, që u pasua me fitoren e 74 mandateve nga Partia Socialiste. Sipas shpjegimit që bën sot, qëllimi madhor që e afron me Bashën, është projekti i reformës në drejtësi.

Kjo nuk është hera e parë që Rama e sheh Bashën më afër se opozitarët e tjerë. E bëri edhe një muaj më parë, por atëherë qëllimi që kujtoi se i kishte bërë bashkë, ishte tjetër.

Sipas Ramës, projekti i përbashkët me Bashën, kishte qenë “çuarja e LSI-së për skrap”.

“Çuarja për skrap e LSI, ishte praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar prej tij, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap, u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk-në, e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta”, tha kryeministri në datën 2 shkurt, kur komentonte kundërshtarët politikë.

Strategjia okulte e rilindjes/ Sulmi ndaj LSI dhe përçarja me PD-në

Diversioni mbetet konstant. Arsyet që gjen Rama janë të ndryshme. Herë për reformën në drejtësi, herë për të çuar LSI-në për skrap, duket se për kryeministrin rëndësi ka përçarja e opozitës.

Synimi që i ka vënë vetes kreu i qeverisë për t’i ndarë opozitarët nuk është pa fryte. Me ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, sot dy forcat kryesore në opozitë, PD dhe LSI hyjnë në zgjedhje me lista të ndara të kandidatëve. Terreni ishte i mëse i përshtatshëm për spekullimet mbi një lojë në prapaskenë të njërës apo tjetrës.

Pikërisht për t’i dhënë fund hamendjeve, Basha dhe Kryemadhi organizuan ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje për një koalicion parazgjedhor, megjithëse me lista të ndara. Për ta lënë Ramën të shfaqet si nostalgjik i një aleance të katër viteve më parë, që nuk ekziston më.©Lapsi.al

16 Comments

  1. vëmendjen e kanë tërhequr komentet, në adresën e tij në rrjetin social.

    Ka qënë dhëndërri i tij Jamarbër Malltezi ai që e ka përshëndetur vjeherin e tij për “xhevahiret” që nxirrte në emision, me një dyzinë “emoji” me dy gishtat lart.

    Dhe ne e mirëkuptojmë këtë përshendetje të Jamarbër Malltezit, pasi jo vetëm që e ka vjehër, por e bëri dhe milioner, duke i dhënë kompleksin “Partizani” badihava dhe pasuri të tjera. E katapultoi milioner nga hici

      1. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha

        1. Ai “regjimi” për të cilin të ha kaq shumë meraku duke e postuar disa herë këtë gjoja koment të marë si fragment të shkëputur nga mediat e kapura nga Rama, ka që në vitin 2013 që është në opozitë e Berisha për të cilin aludon, ka dhënë dorheqjen nga të gjitha funksionet jo vetëm shtetërore, por edhe partiake, ndonëse bëri çmos prokurorja socialiste Ina Rama për ta nxjerrë fajtor, nuk i gjeti asnjë faj.
          Ka 8 vite që në pushtet, duke i përlarë gjithë institucionet e shtetit është Rama e regjim në kuptimin më pezhorativ të fjalës, ka kur të gjitha pushtetet grumbullohen në duartë e një njeriu. Nëse ky farë njeriu , nga mënyra e komunikimit sillet si harbut me të gjithë, edhe me vartësit e tij edhe me gjithë qytetarët, atëhere nuk bëhet më fjalë më thjeshtë për një regjim antidemokratik, por për një fatkeqësi kombëtare.
          Nëse ke këllqe e mëndjen tënde të pamvarur, nuk ka sepse që për çdo shkrim poston të njejtin “koment” idiot alla Tao Palla.
          Shkrimi evidenton këtë dukuri.
          Rama në panik nga frika e fitores së opozitës, po mundohet që në çdo mënyrë ta përçajë ate, por dukshëm me stilin e një intriganti të hapur .
          Edhe aludimet e djallëzuara për liderin e opozitës që duket sikur e veçon nga të tjerët, ngaqë e ndjen se është tërësisht inferior me te në të gjitha drejtimet , morale e intelektuale, kujton se mund të mashtrojë shqiptarët se Basha është “mik i tij”, nuk pijnë më ujë sepse ju ka dalë boja me kohë.
          Duhet të pranojmë për hir të së vërtetës se edhe Meta ndryshon goxha nga Basha në mënyrën e komunikimit e afron më shumë me Ramën.

        2. Kryeministri Rama i ka dhënë kompanisë “MTSC” të Carlo Bollinos, një pronë shtetërore me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë për një periudhë 20-vjeçare,pronë që ka trashëgimëtarë ligjorë,që ishin gati tia falnin Shtetit nëse aty do të ndërtohej një Shkollë publike,ashtu si ishte planifikuar.Ti japësh pronën e shqiptarit një të huaji në Kryeqytet,një pronë që është baraz me një minierë floriri!Në cilin vend të Botës ndodh kjo? Dhe militantëtve partiakë nuk i bën përshtypje kur Kryeministri i jep pronën e një vendasi,një të huaji!Mjafton vetëm ky fakt që të vërtetosh se
          “rilindasit” jan të gjith antishqiptar.
          Protesta e 21 Janarit 2011nuk eshte larg, eshte e filmuar dhe e dokumentuar,keshtu qe te gjith e kan ne kujtese.Protestues paqesore ata qe shperthyen deren e Kryeministrise me makine?Protestues paqesore ata qe sulmuan policine ashtu si 1997-en,ata qe i vune flaken qendres së Tiranes?D’Rama i premtoi drejtesi Familjeve te viktimave para zgjedhjeve;-perse nuk bëri drejtesi atehere Kryeministri më i pushttetshem i te gjitha kohrave,qe eshte implikuar ne qindra afera korruptive por nuk eshte denuar?Perse nuk i denoi qeveritaret fajtorë?Fakti qe hajduti D’Rama bëri koalicion me Ilir Meten per te marre pushtetin,me ate qe ishte shkaktare per protesten,e komprometon thellë ,duke treguar se dhunen e protestuesve e nxiti mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,qe per pushttet shet edhe Shqiperine,ashtu si bëri pazare me Serbine per ndarjen e Kosoves.I pabesi Edvin D’Rama i doli kundra familjeve te viktimave ne Strasburg;-PERSE?!Ish-kreun i grupit të zjarrit më 21 janar 2011 Agron Malajn,mashtruesi ordiner D’Rama e bëri K.Bashkie ne Mat!Kjo i vulos te gjitha dhe verteton katerciperisht se Edvin Rama ishte nxitesi i protestes së dhunshme ,si e vetmja menyre per te marre pushttetin.Ishte Edvin D’Rama ai qe propozoi Ridvan Boden per antare ne bordin e Bankes Kombetare!Perse pikerisht ish Ministrin e financave ne Qeverine Berisha Ridvan Boden,personin më te akuzuar per korrupsion nga socialistet?Kjo sepse Rama ka afeksion per te keqen.Edvin D’Rama premtoi se ne 100 dit do te zhdukte krimin,por ndodhi e kunderta,Shqiperia u kthye ne Kolumbine e Europes,tre Ministra te Brendeshem te implikuar me krimin.Edvin D’Rama bashkpunoi me kriminelet per te ardhur ne pushttet,te cilët i bëri Deputetë dhe Kryetarë Bashkie. Mbi 350 zyrtare me te kaluar kriminale punesoi banda “rilindjes” ne organet shtetrore.
          ”SHÇBA:280 oficerë të përfshirë në Vepra kriminale!!!Pezullohet nga detyra zv.drejtori i OFL-së Artan Shkëmbi,për nxjerrje të sekretit e shpërdorim detyre!!!Keto fakte e bëjn “rilindjen nje organizatë mafioze.

          1. Ti Zigur ti hashe koqen e mutit Rames!

      1. Edhe pak dite se mbarojne sufllaqet. E nese nje pjese e rilindoreve perfundojne ne shtepi pa qera, do iu kerkohen edhe leket e sufllaqeve qe kane ngrene deri me tani.

      2. HAJDE BYREK ME GJIZE
        HAJDE BYREK ME PRESH,
        HAJDE BYREK ME LESH dhe PeDe…
        Byrektore e SHQUP-it ju sherben ne zyrr.
        Nje byrek 10 komente. Jo vetem te Lapsi…

    1. Edhe un mendoj se jan diversione bajate,por qe tregojn papërgjegjshmërinë e personit Edvin D’Rama.
      Pabesinë ndaj LSI-se,marrveshjen prapa krahëve te Ilir Metes qe e solli ne pushttet,qe e bëri Kryeminister,D’Rama e sheh si normale, kur ne fakt perveç se tradheti eshte dhe vepër penale,
      marrveshje per eliminimin e nje force politike.Projektin e tradhëtisë kunder Ilir Metes,peversi D’Rama ja faturon si tradheti Lulzim Bashës, dhe ai vazhdon të besoj tek ai projekt,tek tradhetia!!!

  2. Qe te jemi te sinqerte loja “Bashen e kam shok” ne 2017 eci, pasi pas qepallimit qindra mijera demokrate qendruan ne shtepi. Por nuk besoj se do eci 2 here. Nese motivi dhe programi i gjithe fushates se Rames do jete prap”Bashen e kam shok” do te ishte me shume shenje deshperimi sesa strategji suksesi.

  3. Nëse kësaj here nuk rrëzohet Edi Rama, atëherë këta kot që janë këtu. Presidenti i Republikës Ilir Meta e tha qartë: Nëse nuk rrëzohet ai, atëherë në 26 prill ‘unë nuk do të jem më ‘, president. Si Meta, Monika, Berisha, Basha…, kanë krijuar një ‘Edi Rama’ që tani u duhet ta rrëzojnë në barkun e tyre. Në bark u rri frika, aty kanë krijuar edhe shkaktarin e frikës. Frika e vetme e tyre është ‘gryka e thesit’, një psikozë që u zhvillohet të gjithë mëkatarëve të mëdhenj të kësaj bote. Këtyre kur u vjen një moment, njësoj si çdo frymor që trembet nga fundi, u feksët para syve thesi; thesi që mban mëkatet dhe që po i mbyllet gryka.Ziguri e neri si dy byrektoriste me eksperience ne mbrojtje te Loqes se majte të salihut lulzimja behen qesharak,eshte vertet cuni i mire se e kam pasur komshi të kater deshmoret por eshte pjelle e keqe e salihut,sa ky tani Po behet gati ta largoje nga pd,mbas zgjedhjeve

  4. Me i perdali ( ndoshta nuk e di fjlen i perdale) me kurva ,njesoj si muti rrama eshte dhe ky i shkedhyrei i paemer! Ore byth shqyer flit nje here si shqpitar o famije e shkedhyer jo si qen i paguar me parate et vjedhura te shqiptereve, o qen bir qeni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu