• |
ide | kryesore

Van der Leyen pas takimit me Ramën: Negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE duhet të fillojnë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar për takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Bruksel.

Në një postim në Twitter, presidentja e KE thotë se Shqipëria do të ketë mbështetjen e BE-së për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Ndërsa lidhur me integrimin evropian të vendit, Ursula von der Leyen thotë se pozicioni i qartë i BE është që negociatat e pranimit duhet të nisin.
“Isha e lumtur që u takova me Edi Rama. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë e Covid-19. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti.

Ne diskutuam negociatat e pranimit me BE-në. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo në Twitter.



4 Comments

  1. Po he pra fillojini , pse nuk i filloni . A i pyete ata Hollandezet dhe Francezet para se te besh nje deklarate te tille ?

  2. Jo moj. Po per ato 15 kushtet qe ka then kryeminster basha, nuk ke degjuar ti.
    Pa dhen lejen basha nuk hapen negociatat.
    Leqe cja fus kot un, ty do te ket bler rama.

  3. Ky po,qe asht lajm i “ri”.Te gjithe kan thane se do t’hapen bisedimet.Dhe n’fakt sipas Edvin shkerdhates,ato jane hapur kaq shume sa i jane shqyer shalet.
    Per sa kohe te kena Edvin ShkerdhRamen,per kryemut,fleni n’uje or popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *