• |
ide | kryesore

Albin Kurti në selinë blu, Basha zbardh takimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Albin Kurti ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një reagim pas takimit, Basha deklaroi se i ka garantuar Kurtit “se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën”.

“ E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.” shprehet Basha për Kurtin.

Takimi i Kurtit me Bashën vjen pas një dreke që kreu i LVV ka konsumuar me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Albin Kurti është takuar edhe me Presidentin Ilir Meta, si dhe ka zhvilluar takimet në zyrat e LVV në kryeqytetin shqiptar.



3 Comments

  1. Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Europian, dy ditët e fundit.

    Vetë Sali Berisha duhet të akuzohet për influencë të pushtetit në një një çështje korruptive, në interes të familjes së vajzës, ndërsa familja e vajzës së tij, përveç falsifikimit të dokumenteve zyrtare, duhet të përballet me akuzën e pastrimit të parave.

    Nëse SPAK e ka të vështirë të ngrejë akuzën, le të lexojë dosjen e Sarkozisë dhe atë të vajzës së persidentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend i Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *