• |
ide | kryesore

Basha: Garantimi i pavarësisë së drejtësisë do të jetë akti im i parë dhe i fundit si kryeministër

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij se kanë vjedhur dhe kanë shpërdoruar paratë e qytetarëve. Pas një reagimi të parë, Basha ka shkruar në Twitter se zotohet për garantimin e plotë të drejtësisë.

“Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve”, shkruan Basha.

Më parë ai reagoi duke thënë se si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jenë të hapur para drejtësisë. Ai theksoi se do t’i çlirohen drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar.

“Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë paratë për ushqimin e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që ne çuan në prill të vitit të kaluar. Për akuzën se në kulmin e pandemisë kur njerëzve duhej t’ju çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur. Në kulmin e karantinës, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje. Ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj. Ky është shkaku i paralizës së biznesit, të sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Në 25 prill kjo do të ndryshoj. Në 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Në 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do dal nga vota juaj. Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë , do ja çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedhë bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, të paligjshmërisë, në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ligji dhe zbatimi i hekurt i ligjit i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësim, shpopullim. Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si Kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve”, u shpreh Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1367130255794835458?s=09



10 Comments

  1. Po ku ka perendi te besoj ty. Po te kthehemi jo shume dite mbas ti ca nuk thoshe per reformen ne drejtesi. Lere pastaj mis te flasim pastaj per baban tend shpirteror qe edhe para nja tre ditesh foli kundra reformes.
    Mashtrues
    Mashtrues
    Mashtrues.

  2. Pavaresine e drejtesise e garanton kushtetuta.
    Edhe ne kohe te Saliut ishte e “pavarur” Te kujtohet, atehere kur pushoi gjyqin kur ti ishe me grip, apo kur shpallen Meten te pafajshem 7 – 0.
    Ka pas raste kur drejtesia e pavarur ja ka vut vrapit per ne Amerike, pyet Saliun po sbesove.

    Ik e skuq nonji veze tani palaco.

  3. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik Raportin e Strategjisë Kombëtare të Kontrollit të Narkotikëve duke vënë theksin tek pastrimi i parave dhe Kontrolli i drogës dhe lëndëve narkotike. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka patur progres me zbatimin e ligjit anti-Mafia, duke sjellë në vëmendje konfiskimin prej 40% të pasurisë së Klement Balilit, njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, i cili dyshohet se ka organizuar trafik narkotikësh në Turqi dhe Itali

    Raporti gjithashtu thekson se ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare,ky ka pervoje ne kete punen e Pavarur të drejtesise se i fut nje report mjeksor i blen me para të thate,pastaj nje gjume dhe byrektorja punon nate e dite per shpellkaret e cecenit salih

  4. Hahahahaah me lot. Luli mbeshtetsi me i madh i reformes. Kot nuk thone qe politikanet jan shakaxhinjt me te medhenj.

  5. ”” akti im i parë dhe i fundit si kryeministër ”

    Akti i funidit si kryeminister ? Pra i bie qe ta marresh kete ‘ AKT’ kur ta shikosh se je ne minutat e fundit si kryeminister ? Po deri atehere cfare do besh ? Do marresh akte per ta shkaterruar ate ?

  6. Po si mundet që të gjënden kaq shqiptarë që të votojnë këtë pisllëk që pushtuar shqipërinë Puna eshtë qe këta që provojnë të mos gënjejnë se do u kushtojë më shtrenjtë nga ce mendojnë sepse thika shku ne palcë

  7. QEKAN MBLEGJ GJITH KURVAT MAVI E . PO JUA NIN BYTHA LAGESHTINEN O KURVA .
    SUFLLAQE , SUFLLAQE PER TE GJITHA KURVAT E RIPIÇKAVE , QE JUA QIFSHA ROPT MARE E PRAPE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *