• |
ide | kryesore

Basha pas raportit të DASH akuza Ramës: Pastrimi i parave, në çdo qelizë të shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka reaguar sot pas raportit të DASH për pastrimin e parave. Basha deklaron se shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramën.


Lexo më tej: Departamenti amerikan i Shtetit: Shqipëria, asnjë hap të rëndësishëm kundër krimit financiar 


“Ditën e sotme ashtu si ditën e djeshme kam qenë në mes të qytetarëve të Tiranës duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një, qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave është vetë korrupsioni qeveritar i mbjellë në çdo qelizë të administratës. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e anti-mafias italiane.

Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të parave”, deklaroi kreu i PD.

Sipas tij, korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë.

“Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tenderë sekretë paratë për ushqimet e njerëzve. SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në Ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që çuam në prill të vitit të kaluar për akuzën se në kulmin e pandemisë, kur njerëzve duhet t’iu çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje, ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj, shkaku i paralizës së biznesit, sipërmarrjes. Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Më 25 prill kjo do të ndryshojë. Më 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, që e kthen Shqipërinë në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i DASH”, tha Basha.

11 Comments

  1. Nëse kësaj here nuk rrëzohet Edi Rama, atëherë këta kot që janë këtu. Presidenti i Republikës Ilir Meta e tha qartë: Nëse nuk rrëzohet ai, atëherë në 26 prill ‘unë nuk do të jem më ‘, president. Si Meta, Monika, Berisha, Basha…, kanë krijuar një ‘Edi Rama’ që tani u duhet ta rrëzojnë në barkun e tyre. Në bark u rri frika, aty kanë krijuar edhe shkaktarin e frikës. Frika e vetme e tyre është ‘gryka e thesit’, një psikozë që u zhvillohet të gjithë mëkatarëve të mëdhenj të kësaj bote. Këtyre kur u vjen një moment, njësoj si çdo frymor që trembet nga fundi, u feksët para syve thesi; thesi që mban mëkatet dhe që po i mbyllet gryka.

      1. E NGATRRON ME VETEN O PROSTITUTE PARTIE
        TE QIFSHA ROPT TY DHE GJITHE MILITANTEVE TE ÇDO KRAHU .
        TE QIFSHA LIBRIN E SHPISE TY DHE GJITHE PATRIVE KURVA

  2. Nuk bene vota duke thene ate qe thone te trjeret ,denoncimi ishte puna jote . Por ti i le pergjysem gjerat o pis sepse keshtu do te vjedhesh edhe vete neser ne pushtet . Ju politikanet jeni ane te senjetes medalje , jeni i njeti mut i ndare pergjysem .

  3. Nuk po supozon Luli por po komenton Rapoerti shume serioz te DASH.Edhe ju e lexuat besoj…
    Faqebardhe dilte Rama .Konfirmohen ato qe ka thene Luli..

  4. Vetem LSI po ben fushate kunder Ramazonit, Luli vocerr vetem sa flet kot lart e poshte me teta Veren dhe shoqet e saj. Po leket qe ndertoti vjehrri jot dhe i more nga qeveria pasi prishen pallatin pa leje a nuk ishte nje skeme pastrimi parash. Njerezit ne rradhe te pare duan pune dhe siguri per jeten te tjerat vijne me pas. Keto duhet te premtosh e jo te besh foto instagrami duke i dhene makines si kapterr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu