• |
ide | kryesore

Brdaric akuzon për simulime, Martini i përgjigjet: “Edhe Shkodra kështu do bënte”

-Instant, Sport



“Sjelljen teatrore të kundërshtarëve nuk e kam parë kaq sa sot dhe për mua nuk ishte e ndershme. Ne kemi jashtë Markun, Isaevskin të cilët nuk ishin me ne sot, ne jemi i japim besimin lojtarëve. Vetëm fati na mungoi, por jam shumë i mërzitur për ndeshjen. 45 minutat e dyta ne kemi luajtur në sulm, Teuta vetëm mbronte dhe u përpoq shumë për të mbrojtur rezultatin”. Me këto fjalë tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka shprehur idinjatën për sjelljën e lojtarëve të Teutës gjatë pjesës së dytë. Sipas gjermanit lojtarët vononin qëllimisht lojën, duke simuluar si të dëmtuar, për të ulur ritmin dhe për të humbur minuta.

Situatë që në fakt nuk mohohet nga Edi Martini, tekniku shkodran i Teutës: “Është mendimi i tij, nuk them asgjë për atë punë. U dogjëm në ndeshjen ndaj Kukësit në minutat e fundit dhe kërkuam me patjetër pikë. Bregu nuk mendoj se simuloi. Mund të ketë pasur vonesa, ishte ndeshje nervoze, por jam i sigurt se të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe Shkodra po të ishte në avantazh”.

Martini ka folur edhe për kampionatin, ku tashmë katër skuadrat e kreut ndahen nga dy pikë: “Me një barazim apo humbje Vllaznia do të na nxirrte nga shina. Ishte një ndeshje e qetë. Është luftë e fortë. Kush gabon më pak triumfon. S’ka ndeshje të lehta më. Partizani barazoi në Fier. Lufta edhe për fundin e tabelës është shumë e fortë, me përjashtim të Krujës dhe Kukësit që nuk pretendojnë as për para as për mbrapa. Të gjitha të tjerat pretendojnë dhe lufta është shumë e forte” përfundoi tekniku i Teutës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *