• |
ide | kryesore

DASH për pastrimin e parave: Shqipëria s’ka bërë përparim, shkak korrupsioni dhe trafiku drogës

-Instant, Lajme, Të fundit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin në luftën kundër pastrimit të parave, ku Shqipëria sipas këtij raporti nuk ka bërë përparim. Sipas raportit thuhet se Shqipëria ngelet e ndjeshme përsa i përket pastrimit të parave për  shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.


Ndër të tjera theksohet se krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.


“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thekson raporti.

DASH vlerëson se  Shqipëria regjistroi disa përparime me përdorimin e ligjit të saj të konfiskimit antimafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit”. Gjithashtu bëhet me dije se ligjet e fundit të ndryshuara nga qeveria shqiptare do të sjellin dhe përmirësimin e aftësisë së Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm.

5 Comments

  1. Shyqyr që u kujtun këta.Dje shpallën hero Dvoranin kundër korupsit dhe thamë shyqyr shpëtoi Shqipëria.Tani thotë të tjera.Si shpjegohet fleta e lavdërimit për Dvoranin!!!!A meren vesh këta të departamentit me njëri tjetrin.Rrumpall dhe Amerika më duket!!!!Siç duket covid i ka goditur keq dhe Depatamentin e Shtetit!!!

  2. L’ali eri ka gjetur detergjentin me te mire per pastrimin e parave, ejani e shihni I keni ne themelet e kullave. Ka ruajtur ca edhe per tek teatri kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu