• |
ide | kryesore

Denoncimi i Kryemadhit për aferën me inceneratorin e Tiranës: Ahmetaj u shmang, ndërsa Lefter Koka nguli këmbë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim këtë të mërkurë ka denoncuar korrupsionin e qeverisë në lidhje me koncesionet për incineratorët.


Kryemadhi  në deklaratën e saj për mediat ka shpjeguar shpjegoi sesi institucionet sipas saj ngurronin për të dhënë “OK” për ndërtimin e incineratorit të Tiranës.


Sipas saj Arben Ahmetaj është shmangur, ndërsa këmbëngulja është bërë nga ana e Lefter Kokës.

“Përsëri z. Ahmetaj i kthen përgjigje me këtë shkresë, ku ju lutem ndalojmë pak këtu! Është treguar pak xhentil, për hir të së vërtetës, nuk i ka treguar që keni gënjyer dhe falsifikuar në relacionin e mbledhjes së qeverisë, por thotë: Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues, pra jeni shprehur ju në projekt-aktin e mbledhjes së qeverisë, këto janë me dokumente, janë të faktuara dhe këtu nuk është asgjë e montuar. Kjo është çdo gjë e sqaruar dhe e faktuar me vulë e me firmë.

Projekt-aktit të paragrafit të fundit të pikës 9 jeni shprehur se vetë procedura koncesionare, nëse do trë ketë një ofertues – fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do ti shtohet edhe vlera koncesionare. Pra, do të thotë që ky jo vetëm që s’do të merrte para nga shteti, por do ti jepte para shtetit shqiptar. Përsa më sipër do të kërkonin argumente dhe sqarim përkatëse lidhur me këtë kontradiktë të konstatuar. Pra, fjala kontradiktë, shqip dhe troç do të ishte, me këtë mashtrim të konstatuar.

Pra, këto që thamë deri tani janë arsyet ligjore dhe financiare se përse ky projekt nuk duhet të zhvillohej dhe vërteton që është qartas një aferë korruptive, me një skemë mafioze. Përsëri z. Lefter Koka vazhdon me një vullnet të paparë për të dërguar letër më datë 1 shkurt të 2017-s Ministrisë së Financave për miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti, ku të mos harrojmë që kërkon pjesën e pagesës për mbetjet dhe tashmë e ndërron, kalon që do ta paguajnë bashkitë e qarkut të Tiranës, pra nuk kërkon më nga buxheti i shtetit”, është shprehur Kryemadhi.

Ndërkohë ajo ka paralajmëruar se në të ardhmen dhe në ditët në vijim do të vijojnë denoncimet në lidhje me këto skandale dhe më të rënda se ky.

9 Comments

  1. Jo or jo jevgjiti eshte po aq fajtor sa edhe injoranti koka per te mos thene shume e me shume . Ku ve dore jevgjiti nuk mbine me bari . Po nuk u vu drejtesi per megavjedhjen tek inceneratotret dhe tek unaza e re nuk kemi gje ne vije . Keta nuk kane frike nga asgje . Denojini dhe do shikoni se nen lekuren e ujkut fshihen lepuj .

  2. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik Raportin e Strategjisë Kombëtare të Kontrollit të Narkotikëve duke vënë theksin tek pastrimi i parave dhe Kontrolli i drogës dhe lëndëve narkotike. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka patur progres me zbatimin e ligjit anti-Mafia, duke sjellë në vëmendje konfiskimin prej 40% të pasurisë së Klement Balilit, njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, i cili dyshohet se ka organizuar trafik narkotikësh në Turqi dhe Itali

    Raporti gjithashtu thekson se ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare

  3. Ca thua… Kjo eshte pa durushme, duhet te denohen me pushkatim. Prova paska plot po edhe denancuesi eshte njeri shume serioz. Mire qe ne shqiperi kan ngelur njerez te drejt me moral dhe me karakter.
    Dhe per cudi jan mbledh te gjith te lsi.
    Lsi partia e shpres se shqiptarve.
    Me dy drejtues heronj dhe te vendosur kundra korruosionit.

  4. Pse jevgjitin e gjirokastres qe ishte strumbullari i gjithe kesaj afere superkorruptive e ke lene jashte? Po gjatoshi , kryesrtumbullari, ku eshte ? Mos mbroni asnje . Te gjithe kurvat duhen degdis ne burg . Megjithate , nje bravo te madhe monika dhe lsi e meritojne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu