• |
ide | kryesore

Detaji i fundit i Meghan Markle i kujtoi dhe njëherë botës princeshë Dianën

-Instant, Paparazzi, Slider



Këtë të diel, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle do të jenë në një intervistë për “Oprah” dhe e gjithë bota do t’i ketë sytë tek ta.
Deri tani është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër nga intervista, e cila po bën xhiron e rrjetit.

Meghan shfaqet me të njëjtin look me sy të sfumuar, siç Princeshë Dajana u shfaq në një intervistë tronditëse në vitin 1995, kur tha “Ishin tre në martesën tonë, ndaj ishte pak e mbipopulluar”..

Ndaj, ndjekësit mendojnë se edhe Meghan do të sjellë gjithashtu të vërteta të forta në këtë intervistë dhe besojnë se kjo e përbashkët në pamje nuk është thjesht rastësi.
Në intervistën e së dielës për “Oprah”, Harry e krahason bashkëshorten me të ëmën e ndjerë, madje Meghan mban edhe një byzylyk të sajin.
Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen sërish prindër. Bebushi numër dy është rrugës!
“Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i Sussex-it do të bëhen prindër për herë të dytë”, rrëfeu një burim për PEOPLE.

Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *