• |
ide | kryesore

Dyshime për mbërritjen e variantit afrikan të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme

Autoritetet shëndetësore po testojnë nëse në vend ekziston edhe lloji i virusit afrikan. Dyshimet u nxitën pasi një çift nga Manastiri i cili ka qëndruar për pushim në Zanzibar janë infektuar me koronavirus.


“15 ditë ka qëndruar në Zanzibar, ndërsa dy ditët e fundit ka pasur simptoma, të cilat janë të dyshimta për Covid 19. Pacienti tani është stabil. Për momentin është afebril. Sipas rëntgenit është në gjendje fillestare të bronkopneumonisë së njëanshme. Ka rritje të cr proteinës e cila është infeksion shënues. Për momentin nuk ka temperaturë. Është i izoluar. Ende nuk ka filluar me dializë”, tha Aco Poposki, drejtor i Qendrës së dializës në Strugë.


Nga Zanzibari çifti është kthyer më 26 shkurt. Në fillim për dy ditë janë trajtuar në Spitalin Klinik të Manastirit, por për shkak të dëmtimit të veshkave është transferuar në Strugë ku dyshojnë se mund të jetë një lloj i virusit afrikano-jugor.

“Për çfarë lloji të Covid 19 bëhet fjalë, do të tregojnë analizat që do të bëhen në laboratorin e ASHAM-it. Këtu në spitalin e dializës në Strugë, aktualisht ka katër pacientë pozitiv me Covid”

Në periudhën e kaluar, për shkak të mospasjes së nevojës për PCR test negativ, shumë qytetarë maqedonas kanë udhëtuar në Zanzibar dhe Maldive. Çmimi ishte 1000 euro për aranzhim 11-ditor. Ndërsa, saktësisht gjatë kësaj periudhe, për shkak të mungesës së nevojës për PCR test negativ, shumë qytetarë të Maqedonisë vendosën të udhëtojnë në Zanzibar. Bëhet fjalë për aranzhime 11 ditore, për të cilat çmimi është rreth 1000 euro. Agjencitë ofrojnë aranzhime për destinacione të tjera ekzotike për të cilat nuk nevojitet test, siç janë Maldivet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu