• |
ide | kryesore

Eddie Murphy: Burrat e bardhë drejtojnë industrinë e filmit

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi në një intervistë për ‘Radio Times’, aktori Eddie Murphy ka deklaruar se industrisës së  filmit i mungon shumëllojshmëria ,bazuar jo vetëm në racë, por edhe në gjini.

Eddie ka zbuluar gjithashtu se pavarësisht situatave të vështira ai e ka tejkaluar racizmin në karrierën e tij.”Hollywoodi ka qenë kështu për vite të tëra, dhe jo vetëm për afrikano-amerikanët, por edhe për gratë dhe të tjerët që janë pjesë e kësaj industrie. Burrat e bardhë e udhëheqin këtë industri. Gjithmonë ka qenë kështu.Sa i takon punës dhe karrierës sime, problemet racore nuk kanë luajtur ndonjë rol të madh. Unë kam 40 vjet që realizoj filma dhe asnjëherë nuk ka pasur rast që nuk kam arritur ta realizoj ndonjë projekt për shkak të faktit se jam afrikano-amerikan. Unë i kam tejkaluar këto probleme me racizmin. Por, kjo nuk do të thotë se e kam pasur të lehtë të arrij këtu ku jam sot në Hollywood. Unë jam një zezak i lindur në Amerikë. Pra jam afrikano-amerikan. Rritja në këtë shtet nuk është e lehtë për ne, dhe nuk ka mundësi të mos përballesh ndonjëherë me situata  që vijnë si rezultat i racizmit”, u shpreh aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *