• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme shpall fajtor për shpërdorim detyre ish-kreun e Bashkisë Has

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Bashkisë Has, Adem Lala u shpall fajtor nga gjykata për ‘shpërdorim detyre’.  Ai mori dënim 1 vit burg, por nuk do kryejë atë. Dënimi do t’i konvertohet në shërbim prove.

Gjykata ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit Adem Lala për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Adem Lala me 8 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të këtij të pandehuri për një vit e 4 muaj.
Lala urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, Zyra Vendore Kukës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Po kështu si dënim plotësues, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *