• |
ide | kryesore

Italiani i shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës në bashkëpunim me FAST Albania dhe  Interpol Tirana kanë arrestuar një italian me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas uniformave blu të Vlorës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit italian Paolo Ali, 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me vendimin e datës 08.07.2020, e ka dënuar me 12 vjet, 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Mashtrimi financiar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *