• |
ide | kryesore

Juventus paguan 18.5 milionë, plus 6 bonus për McKennie: zyrtarizohet blerja nga Schalke 04

-Instant, Sport



Weston McKennie tani është një lojtar plotësisht në pronësi të Juventusit. I mbërritur verën e kaluar në huazim, me të drejtën e blerjes, nga Schalke 04, mesfushori amerikan ka fituar vendin si titullar dhe besimin e Pirlos falë paraqitjeve dhe golave të rëndësishëm. Klubi i Juventusit do të paguajë shumën e rënë dakord në arkat gjermane, dmth 18.5 milion të pagueshme në tre vjet, plus 6.5 milion si bonus.

I ardhur pa shumë bujë dhe i mbështjellë me një farë skepticizmi, në pak javë McKennie tregoi se çfarë kualiteti zotëron, duke u ngjitur në hierarkitë e Juventus. I aftë në depërtime, fleksibël dhe i shkëlqyer në fazën e kontrollit, amerikani është bërë i pazëvendësueshëm falë karakteristikave unike në mesfushën e Juventusit.

KOMUNIKATA E JUVENTUS
“Juventus Football Club SpA bën të ditur se ka ushtruar të drejtën për blerjen përfundimtare të përfaqësimeve sportive të lojtarit Weston McKennie, nga klubi gjerman FC Gelsenkirchen-Schalke 04 eV, për një shumë prej 18.5 milion €, e pagueshme në tre këste. Pas verifikimit të disa kushteve gjatë kohëzgjatjes së kontratës së performancës sportive me lojtarin, një tarifë deri në 6.5 milion € mund të rritet në favor të Schalke. Juventus kishte nënshkruar një kontratë të performancës sportive me të njëjtin lojtar deri në 30 qershor 2025”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *